Donjeta “përjetësisht” flokëgjata
i dhuron ato për të falur shpresë…

Donjeta “përjetësisht” flokëgjata<br />i dhuron ato për të falur shpresë…
“Bukuria e grave janë flokët”, mendojnë disa, të tjerë thonë sytë, ka nga ata idealistët që flasin vetëm për bukuri shpirti ama të gjithë biem dakord se shëndeti është kulmi i bukurisë.

Donjeta Zeqa e mban mend veten vetëm me flokë të gjata, por një dëshirë për të ngjallur shpresë e bëri t’ia dhurojë këtë pjesë të sajën të tjera grave.

Donjeta dhuroi flokët pikërisht aty, midis grash që i kishin humbur të gjitha njëherazi, në një vjeshtë pa paralajmërim që mund t’i futet secilës prej nesh nga dritarja pa marrë mundimin të na trokasë në derë.

Pak ditë më parë Donjeta, drejtuese e Europa Donna Albania, organizatë që mbron interesat e grave me kancer ideoi dhe realizoi fushatën sensibilizuese, “Dhuro flokë, fal shpresë”.

Të shumta ishin gratë dhe vajzat që mbështetën kauzën, disa duke dhuruar e të tjera duke shpresuar. Nuk munguan edhe personazhet publikë që dhanë kurajo e mbështetje qoftë edhe duke promovuar eventin. 

Por kjo betejë nuk është vetëm e grave, është e burrave dhe fëmijëve është e të gjithë njerëzimit, ndaj i veçantë ishte edhe thirrja për shpresë e 3 lojtarëve të kombëtares, Andi Lila, Elseid Hysaj e Armando Sadiku.

Kanceri nuk zgjedh, por ne mund të zgjedhim ta luftojmë. Këtë ma mësoi Donjeta, asaj ja kishte mësuar jeta. 

Vajza nga Fushë-Arrëzi para se të kishte buzëqeshjen, kurajën dhe shpirtin luftarak që ka, është detyruar ta sfidojë këtë sëmundje në gjirin e familjes. 

Mamaja e saj ka kaluar streset, vuajtjen e zbrazëtinë që gratë e çdokush që i rrethon përjetojnë në një moment të tillë. 

Kjo sëmundje erdhi në momentin kur mua dhe motrës time na duhej më shumë se kurrë mbështetja e mamasë tonë. Unë sapo isha shkëputur nga familja për të vazhduar studimet e larta dhe motra ime ishte në hapat e para të dijës. Më kujtohet që as nuk shkëputesha dot nga shkolla dhe as nuk mund të kujdesesha për motrën. Ndërkohë babi im duhej të kujdesej për mamanë.

Ka qenë një ndër periudhat më të errëta të jetës tonë por që të gjithë bashkë e mundëm. Po të mos ishte për mamanë time dhe atë që kaloi, mbase sot nuk do isha duke u marrë me këtë gjë. Frika se mos humbet personin më të shtrenjtë, më ka bërë ta dua më shumë jetën dhe detajet sesa fasadën”,
tregon Donjeta.

donjeta

donjeta

donjeta

donjeta

donjeta

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran