Manchester United ka marrë një tjetër fitore në Premier League, por këtë herë duke mposhtur pastër 3-0 Leicestër falë ‘dopietës’ së Marcus Rashford, i cili po kalon një periudhë të artë, pasi që prej rikthimit nga Botërori ka realizuar 17 gola për Manchester United.
Në sfidën kundër ‘dhelprave’ në ‘Old Traford’ Rashford fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 35, ndërsa më pas 25-vjeçari dyfishoi në të 56. Më tej pati kohë edhe për një gol të Jadon Sancho-s, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer në një armë shtesë për Ten Hag. Me dy golat e sotëm Rashford shkon në kuotën e 24 realizimeve gjatë këtij sezoni, duke thyer rekordin personal që ishte me 22 gola. Për rrjedhojë Manchester United konsolidon vendin e tretë në Premier League me 49 pikë, 3 më pak se City i vendit të dytë dhe 5 më pak se Arsenali kryesues.
Për të parë videon klikoni këtu.