TIRANE-Hysen Osmanaj ka paraqitur sot dorëheqjen nga pozicioni i Nënkryetarit të KQZ-së, duke vijuar mandatin si anëtar i thjeshtë.

Dorëheqjen e Osmanajt e bëri sot publike kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

Në këtë mënyrë i hapet rruga ish kryetarit të KQZ-së, Denar Biba, që pasi la këtë pozicion pas paktit Rama- Basha, të marrë postin e nënkryetarit.

(d.b/Shqiptarja.com)