Dorëheqja e Bashës, Ibsen Elezi në Report Tv: Ka bërë marrëveshje me Berishën! Asnjëherë nuk ka pasur synim të marrë qeverisjen

Dorëheqja e Bashës, Ibsen Elezi në Report Tv: Ka bërë marrëveshje me Berishën! Asnjëherë nuk ka pasur synim të marrë qeverisjen

Ibsen Elezi në Report Tv

TIRANË- Largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike për Ibsen Elezin ishte një surprizë. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Ibsen Elezi tha në Report Tv se dorëheqja e Bashës me shumë mundësi vjen pas një marrëveshje të arritur mes PD-së dhe Foltores. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Elezi thotë se Basha nuk e ka pasur kurrë synim të marrë qeverisjen e vendit.

“Sot jo nuk e kam prit, po surprizohem. Duhet të kenë arritur një marrëveshje paraprake, me foltoren. Foltorja është ajo që i vendos rregullat e lojës. Pas humbjes më 6 mars do gjenin rrugën si do dalin nga kjo situatë në të cilën janë groposur. (...) Basha nuk ka pasur asnjëherë qëllimin të marrë qeverisjen. E kam argumentuar kur ia ka fal Ramës Reformën Territoriale në 2017, ia fali zgjedhjet, në 2019 duke ia lënë parlamentin lirshëm, në 2019 i fali përsëri bashkitë. Në reformën e drejtësisë është treguar tolerant dhe deri tek zgjedhjet e 2021. Nuk ka pasur ndonjëherë si synim të fitojë zgjedhjet, por pjesën e lojës që i është caktuar”, tha Elezi në Report Tv.

Elezi shprehet se shancet për rikthimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike janë të larta. Sipas tij, PD nuk do të gjejë qetësi, por do të ketë sërish përplasje.

"Shancet janë shumë të mëdha. Berisha merr një iniciativë shumë të vështirë, do ballafaqohet me zgjedhjet 2023. ‘Non grata’ nuk përbën kufizim, që brenda partisë të kandidojë edhe pse në kushte ku Berisha më shumë e pati indicie personale, është meritë e tij që i bashkoi demokratët për të larguar një kryetar si Basha. Berisha do ta ketë të vështirë të krijojë frymë, kemi humb 24% të votave të djathta të marra në prill të 2021. Nuk e stopoi dot rënien elektorale. PD do ketë përsëri përplasje e beteja. Problemi janë rregullat. Ka shumë emra që mund të futen në garë”, u shpreh Elezi.

Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Kjo deklaratë e Bashës u bë gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, ku tha se po bën një hap pas për t'i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike. Duke theksuar se kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, Basha tha se do të jetë i angazhuar në ringritjen e PD "rreth vlerave parimeve dhe standardeve si demokratë'. Megjithatë ai nuk sqaroi nëse do të rikandidojë sërish për kryetar të PD.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë