Dorëheqja e Pezës nga RTSH, Ina Zhupa: Çlirim, kishte zhdukur ligjin dhe normat morale

Dorëheqja e Pezës nga RTSH, Ina Zhupa: Çlirim, kishte zhdukur ligjin dhe normat morale

1723019473_inazhupa.JPG

Deputetja e PD Ina Zhupa ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e drejtorit të RTSH, Alfred Peza. Zhupa, në një postim në Facebook, e quan fitore të një beteje për ligjshmëri për drejtimin e RTSH në shërbim të interesit publik.

Me tej, deputetja i bën thirrje Këshillit Drejtues, duke thënë se duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

"Meqenëse herën e parë e tërhoqi, të dytën po ja nxjerrim me foto! Dorëhiqet Drejtori i paligjshëm i RTSH! Nuk dua të përsëris vetveten, por çlirimi i RTSH është një fitore e vogël e një beteje për ligjshmëri.

RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik. Fatkeqësia ishte që ligji por edhe normat morale ishin zhdukur nga Peza. Këshilli Drejtues të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e re", shkruan Zhupa. 


Lajmi kryesor:

LETRA/ Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar


SI.E./S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?