Dorëheqja e prefektit të Lezhës, reagon Ndreu: S’kemi pasur përplasje

Dorëheqja e prefektit të Lezhës, reagon Ndreu: S’kemi pasur përplasje

1730279964_pjerinndreu.jpg

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas dorëheqjes së prefektit të qarkut, Gjergj Prendi. Ndreu thotë se në ansjë rast Prefekti nuk ka qenë aspak në përplasje me Bashkinë. Ndreu shkruan se Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por ky ishte një propozim i një këshilltari.

“Lajmi se Prefekti i Lezhës ka dhënë dorëheqjen për shkak të "përplasjes" me Kryetarin e Bashkisë është një sajim i ulët, që s’ka asnjë lidhje me realitetin!

Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por ky ishte një propozim i një këshilltari! Pra, i është kthyer këshilltarit dhe këshillit, jo Kryetarit!

Unë kam shprehur habinë se si i njëjti projekt ka kaluar para dy vitesh dhe sot jo! Kjo ka të bëjë me argumentimin me dy standarde të stafit juridik, i cili, për arsye që i dinë ata, ka kthyer projektvendimin!

Përpjekja për të sajuar një histori përplasjesh është banale! Bashkia nuk është propozuese, por është në të drejtën e saj të kërkojë mosaplikimin e dy standardeve për të njëjtën çështje nga disa zyrtarë, kushdo qofshin ata! Në këtë rast, Prefekti nuk ka qenë aspak në përplasje me ne!

Çdo lajm që përmend "përplasje" është një truk gazetaresk, që në kërkim të audiencës fantazon të tilla histori” thuhet në reagimin e Ndreut.


Lajmi kryesor:

Përplasja me Ndreun për amnistinë për tarifat vendore? Jep dorëheqjen prefekti i Lezhës! Kryebashkiaku: Sajime


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca

'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca