Sekretari i Përgjithshëm i ‘Aleancës për Shqiptarët’, parti që në këto zgjedhje hyri në koalicion me VMRO-në e Mickoskit, Arben Taravari dha në një intervistë për Report Tv dy opsione për fatin e Maqedonisë së Veriut, ose qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ose shumicë e re pa BDI dhe LSDM.
“Ka vetëm dy opsione, qeveri teknike për zgjedhje të parakohshme deri në maj ose të krijohet një koalicion i ri shumicë të re parlamentare pa BDI dhe LSDM do të funksionojë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Jemi duke biseduar me partitë e vogla dhe mendohet se mund të krijohet një shumicë e r”, tha Taravari.
Taravari kërkoi edhe dorëheqjen kreut të BDI, Ali Ahmeti pasi për të ka humbur kredibilitetin e shqiptarëve në zgjedhjet duke u turpëruar pasi ka humbur mbi 20 % të votave.
“Nuk jemi shumë kënaqur me rezultatin por disa komuna që pretendimin të merrnim i kemi, opozita ka marrë 2/3 e komunave të RMV, 4 komunat Tetova, Gostivari, Shkupi, Kumanovën më të mëdha i kanë humbur Amehti dhe Zaev me popullatë mbi gjysmën e popullsisë. Zoti Ali Ahmeti kreu i BDI, nuk ka kredibilitet te shqiptarët dhe duhet të dorëhiqet. Ai humbi dy qendrat kryesore të shqiptarëve. I kishte personale Gostivarin dhe aty jo vetëm humbi pro u turpëruar me 20 %”, tha Taravari.
Ndonëse ka deklaruar publikisht dorëheqjen nga kryeministër dhe nga kreu i Partisë, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk ka mbërritur ende asnjë kërkesë për dorëheqje nga Zoran Zaev. Kjo ka bërë që në rrethin politik e mediatik, të shtohen zërat se Zaev është penduar, një heshtje kjo që justifikohet me veton e aleatëve shqiptarë në qeveri, se nuk e lejojnë largimin e tij.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Djaloshi shqiptar nga Gostivari realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe
20 Janar, 10:44
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
9 Janar, 15:45
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar
8 Janar, 15:24
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
Qafë-Thanë/ Bie përkohësisht sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në hyrje-dalje me Shqipërinë! Rritet numri i sporteleve (VIDEO)
4 Janar, 16:06
-
Aksident tragjik në Maqedoni, makina bie në lumë! Humbin jetën 3 gra, anëtare të një familje! Shpëton mrekullisht 5-vjeçari
2 Janar, 22:50
-
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
29 Dhjetor 2024, 15:39