Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar ankimimin e Komisionerit Publik, që gjyqtarja Fana të kalojë në ‘sitën’ e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e Vettingut për gjyqtaren Fana, pasi ajo dha dorëheqjen nga detyra.

Njoftimi i KPA:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator:    Rezarta Schuetz

Anëtarë:    Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo

Gjithashtu, procesit të rivlerësimit do t’i nënshtrohet edhe prokurori Sulejman Tola. Edhe Tola u largua nga detyra dhe KPK vendosi t’i ndërpresë procesin e Vettingut, por KPA ka regjistruar çështjen për rivlerësimin e këtij subjekti.

Njoftimi i KPA:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator:     Ardian Hajdari

Anëtarë:    Ina Rama

Luan Daci

Sokol Çomo