Largimi i Mirela Fanës nga gjykata e lartë pasi u dorëhoq për të mos kaluar në filtrin e “Vettingut” çon në 14 numrin e gjyqtarëve në këtë gjykatë nga 19 që duhet të ishin.
Por ky numër reduktohet në 13 duke marë parasysh dhe mos ushtrimin e detyrës së gjyqtares nga gjykatësja Majlinda Andrea e pezulluar prej më shumë se 6 muaj.
Ligji për gjykatën e lartë parashikon që kjo trupë përbëhet nga 19 gjyqtarë por prej më shumë se 3 vitesh ky numër nuk është plotësuar asnjëherë duke bërë që kupola më e lartë e drejtësisë të ketë mungesë gjyqtarësh.
Kjo situatë prej disa kohësh ka sjellë mbartje të proceseve gjyqësore dhe zvarritje të tyre pasi trupa prej 13 anëtarësh e ka të pamundur të përballojë fluksin e procesve të cilat kalojn për rekurs.
ReportTv është interesuar pranë arkivës së kësaj gjykate dhe rezulton se në pritje për tu shqyrtuar nga kjo trupë janë në total 16000 dosje, cka në një përpjestim i bie që cdo gjykatës të shqyrtojë 1230 dosje në vit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com