Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen

Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen

Mustafa Nano, ambasadori shqiptar në Zvicër, ka njoftuar dorëheqjen

Bernë- Presidenti i Republikës se Shqipërisë ka pranuar të gjitha propozimet e qeverisë Rama për të emëruar disa diplomatë shqiptarë dhe për t’i zëvendësuar ata me ish-deputetë të Partisë Socialiste.

Bajram Begaj kishte firmosur vitin e kaluar lirimin nga detyra të ambasadorit Ilir Gjoni, duke e emëruar në vend të tij analistin Mustafa Nano, i cili do shërbente në Zvicër.

Por, lajmi i fundit nga Berna është se ambasadori shqiptar Musafa Nano ka dhënë dorëheqje. Lajmi konfirmohet nga vetë ambasadori Nano për Report Tv, i cili thotë se ka dhënë dorëheqjen për arsye personale e familjare.  

Aktualisht posti i ambasadorit mbetet vakant dhe pritet me interes se kush do ta zëvendësojë. 

muajin Nëntor të vitit të kaluar, ambasadori Nano paraqiti Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biku: 25/12/2024 11:45

    Do e ken thirr ne spak mucin

    Përgjigju
  • Coli: 25/12/2024 11:11

    Bobo cfare humbje per Zvicren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës