Dorëhiqet Zoran Zaev, pritet formimi i qeverisë teknike

Dorëhiqet Zoran Zaev, pritet formimi i qeverisë teknike

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, deklaroi mëngjesin e sotëm se ka nënshkruar dorëheqjen, e tani pritet thirrja e seancës plenare të Kuvendit.

Zaev tha se pret nga Kuvendi ta konstatojë atë sa më shpejt të jetë e mundur për t’i hapur kështu rrugën qeverisë teknike të kryesuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, e cila duhet të votohet nga Kuvendi deri në mesnatë.

“Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”, tha Zaev.

Ndërsa dje VMRO -DPMNE-ja doli me kandidat të ri për për ministër teknik të Punëve të Brendshme pas mos pëlqimit të LSDM-së për kandidatin e parë, Dragan Kovaçkin.

“Me këtë propozim të VMRO-DPMNE-së nuk shkelet Kushtetuta, pasi nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është as nën hetim. Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike, e cila duhet të realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, tha LSDM

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
Parlamenti i Maqedonisë voton me 101 vota pro Qeverinë teknike

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. 

Po ashtu Parlamenti zgjodhi edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Pasi LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja arritën marrëveshje që Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriore Oliver Spasovski të drejtojë qeverinë teknike kurse Naqe Çulev i propozuar nga opozita të vihet në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit Zoran Zaev, Parlamenti maqedonas votoi përbërjen e qeverisë që do të sigurojë ambient demokratik për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 12 prill.

Pasi liderët e BE nuk morën vendimin për hapjen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev atë kohë njoftoi se do të propozonte që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare teksa edhe tha se ishte një gabim historik i Evropës fakti që nuk ju hapën negociatat Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare