4 prej protestuesve që ndodhen në komisariatin nr. 1 do të lirohen brenda një ore, pa akuzë. Ky ishte njoftimi i deputetit Erald Kapri që mjaftoi të ndizte debatet mes protestuesve të grumbulluar para stacionit të policisë.

Një prej tyre i bëri thirrje të hiqte mikrofonin ose të dorëzonte mandatin, por u përplas me Luçiana Kokajn.

-Hiqe mikrofonin ose dorëzo mandatin!

Luçiana Kokaj: Ia dhashë unë mikrofonin.

-Kush je ti?

Luçiana Kokaj: Luçiana jam!

-S’dua ta dëgjoj!

Luçiana Kokaj: Ik mbro Sali Berishën!

-Po ti kë mbron?

Veç Kaprit, të pranishëm janë edhe Klevis Balliu i PD dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, por asnjëri s’është i mirëpritur nga protestuesit.

“Dorëzoni mandatet! Opozitë e shitur!”, thirrën ata.

Por pakënaqësia u rrit edhe më tepër kur Dritan Goxhaj iu afrua Balliut, moment kur protestuesit e akuzuan se është krah PD.

“Dritan, largohu! Mos bëj negociata!”, i thirrën ata.


Lajmi kryesor:

Përshkallëzon protesta/ Deputetët e PS rrethohen brenda Kuvendit, sulme me vezë! Gurë ndaj policisë, protestuesit shpërndahen me ujë e gaz! 23 të shoqëruar, 9 efektivë të lënduar (VIDEO)