Dorina Mema, vajza me vullnet të
hekurt që meriton kupën e DWTS 6

Dorina Mema, vajza me vullnet të<br />hekurt që meriton kupën e DWTS 6
Nismëtarja e sportit më modern të Fitnessit në Shqipëri ka qenë Dorina Mema. Ajo erdhi në vendin tonë me disa kupa dhe u shfaq në ekranin e Report Tv me emisionin e parë training strëvitor 'Goodmorning Fitness'.

Tashmë në finalen e garës së kërcimit "Dancing With The Stars", që përkon dhe me mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Dorina është pretendente kryesore për të rrëmbyer kupën, duke përfaqësuar një zhanër sportiv që nuk ka fituar asnjëherë në zhanrin e sportit i cili ska fituar asnjeherë në DWTS.

Me performancat, vështirësitë dhe sfidat, me të cilat Mema ka zgjedhur të sfidojë konkurentët në këtë garë, kupa në duart e sportit do të ishte dhe zgjidhja më e ndershme.

Ashtu siç është e ndërtuar ajo, plot vullnet, energji dhe dashuri për kërcimin, besojmë që këtë vit në DWTS 6, kupa do të shkojë në dorën që e meriton, të Dorinës që ishte dhe surpriza më e këndshme e këtij edicioni.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta