Ylli i Borussia Dortmund Jadon Sancho është shndërruar në një nga lojtarët më të dëshiruar nga ekipet europiane falë paraqitjeve fantastike. Së fundmi më e interesuar për shërbimet e 19-vjeçarit ka qenë Chelsea, që pasi fitoi të drejtën në gjykatë për të blerë lojtarë synon të kthejë anglezin në shtëpi.
Gjithsesi sipas ‘Sky Sports’ kjo do të jetë e pamundur të paktën në merkaton e janarit. Klubi i Dortmund ia ka bërë të qartë të gjithë të intresuarave se sulmuesi nuk do të lëvizë. Vetë Sancho ka shprehur dëshiron që mos të largohet pa u zhvilluar Europiani 2020, pasi tani për tani është i preferuar në kombëtare. Për Sancho-n përveç Chelsea janë të interesuar Manchester United dhe Barcelona.
Disi më optimiste paraqitet situata e Manchester United, që ka hedhur sytë nga mesfushori i Ajax Donny van de Beek. Solskjaer është i bindur se lojtari mund të afrohet në merkaton e janarit, ndërsa për të bindur Ajax do të duhen afërsisht 55 mln euro. Në këtë sezon, në 26 paraqitje Donny van de Beek ka realizuar tetë gola.