Dosja '184' s'ka prokuror, Arta Marku çon dosjen në prokurorinë Dibër

Dosja '184' s'ka prokuror, Arta Marku çon dosjen në prokurorinë Dibër

Çështja penale që mban numrin 184 dhe që flet mbi përgjimet telefonike për blerjen e votave në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës,i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së këtij qyteti. Vendimi është marë në muajin korrik nga prokurori Klodian Braho, i cili ka vendosur të shpallë moskopetencën dhe çështjen tia kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Dibrës.

Sipas prokurorit të Krimeve të Rënda, në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që ka si synim të blejë votat, por kemi vetëm blerje votash, dhe kjo veprimtari kriminale nuk është kopetencë për t'u hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisur nga ky argumentim prokurori Braho ka vendosur që çështjen t’ia kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Dibrës. Por pasi ka administruar materialin edhe drejtuesit e kësaj prokurorie kanë vendosur të mos kryejnë veprime hetimore, duke marë vendimin për të shpallur moskopetencën dhe çështjen t’ia kthejnë sërisht mbrapsht Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria e Dibrës ka mbetur aktualisht me tre prokurorë për shkak të vetingut dhe transferimeve. Drejtuesja e Prokurorisë, Esmeralda Keshi Cami ka deklaruar tashmë konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me njërin prej të akuzuarve kryesorë të çështjes, Arben Keshin. Edhe prokurorët e tjerë mësohet se kanë bërë rezistencë për shkak të njohjeve me personat e akuzuar, por pas vendimit të kryeprokurores Marku, çështja pritet të ndahet mes zv.drejtuesit të prokurorisë, Rifat Kojku ose prokurores Belina Zeneli. Në këtë përplasje prokurorësh në Dibër dhe Tiranë, ka ndërhyrë vetë Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, e cila ka vendosur që çështja penale me nr.

184 t’ia kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Dibrës. Prej ditëve të para të korrikut, kjo dosje është transferuar dhe regjistruar në Dibër, por ende nuk është shortuar për tu caktuar se cili do ta ndjek këtë hetim,zv/prokurori Rifat Kojku apo prokurorja Belina Zeneli. Media gjermane BILD publikoi disa biseda nga CD me përgjime të kësaj dosje, ku kryeminsitri Rama dhe ish- ministri Damian Gjiknuri, apo kryebashkiaku aktual i Lezhës, asokohe deputet i PS Pjerin Ndreu, flisnin me vartësit e tyre të PS lokale Dibër për zgjedhjet. Në reagimet publike ata mohuan të kenë shkelur ligjin apo kryer korrupsion zgjedhorë, ndërsa pritet që hetimet që do të kryhen në Dibër të zbardhin rolin e secilit person të përgjuar në këtë dosje. Prej më shumë se 8 muaj prokurori Klodian Braho, një herazi prokuror i SPAK-ut mbajti këtë dosje ndërsa në një vendimarrje larg vëmendjes së medias dhe publikut, ai vendosi ta transferoj tek kolegët e tij në Dibër. Për dosjen 184 publikisht ka reaguar edhe kryeprokurorja Arta Marku e cila është shprehur se shpejt hetimet do arrinin në një konkluzion dhe kjo dosje kishte një numër më të vogël përgjimesh në krahasim me çështjen penale nr. 339, e cila përfshin zgjedhjet dhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako në Durrës.

Partia Demokratike, e cila e ka kallëzuar çështjen tre vjet më parë, deklaroi të mërkurën përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi se prokuroria po e varroste hetimin e manipulimit të votave në Dibër. “Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë”-tha Bardhi për mediat.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur