Dosja ‘5 D’/ Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtimin e masave, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla

Dosja ‘5 D’/ Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtimin e masave, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla

Gjykata e Posaçme

Tiranë- Gjykata e Apelit të Posaçëm nuk ndryshoi masat e sigurisë për dy nga ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për dosjen “5 D”.

Redi Molla dhe Mariglen Qato do të mbeten përsëri në qeli, teksa Gjykata e Lartë i kishte kërkuar shkallës së dytë në muajin Shtator, që të rishqyrtonte masën që kishte dhënë në muajin Maj të këtij viti, ku kishte lënë në fuqi shkallën e parë të GJKKO.

Por edhe pas rishqyrtimit, mbeti në fuqi e njëjta masë.

Në vendimin e marrë ditën e sotme (7 Nëntor) bëhet me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, u shpreh për çështjen me nr. 58 akti, të datës 11 Nëntor, me kërkesë të avokatëve të të dyshuarve që qëndrojnë prej gati një viti në paraburgim.

Kjo çështje regjistrimi, ishte e kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, të datës 3 Maj 2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Në fund theksohet se u vendos për:

“Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dy personat nën hetim M.Q. dhe R.M.”.

Pra lënia në fuqi e masave “arrest me burg” dhe vijimin e hetimeve. Dy ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë