Dosja 5D/ SPAK u komunikon akuzat drejtorëve të bashkisë Tiranë

Dosja 5D/ SPAK u komunikon akuzat drejtorëve të bashkisë Tiranë

Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat zyrtarisht 3 drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qatos, Redi Mollës e Taulant Tushes. Burime konfirmojnë Mollës e Qatos iu është komunikuar për veprat penale korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa Tusha akuzohet për Shkelje të barazisë në tendera. 

Burime nga SPAK bëjnë të ditur se vijojnë hetimet pasi me komunikimin e akuzave nuk ka përfunduar ende faza hetimore për mbledhjen e fakteve dhe provave nga SPAK.  

Më 28 mars 2024, GJKKO caktoi arrest në burg për, Redi Molla, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë. 6 masa të tjera sigurie që miratuan gjithashtu nga gjykata ishin detyrim paraqitje, ku bëjnë pjesë ish-anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet