TIRANË- Biznesmeni Ergys Agasi do të qëndrojë në paraburgimin e Bradasheshit, në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se, pasi GJKKO la në fuqi masën “arrest në burg”, Agasi është transferuar nga Blloku i Sigurisë në një qeli paraburgimi në Bradashesh.
Në seancën e një dite më parë, e cila zgjati mbi 4 orë, Agasi mohoi 7 akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij për dosjen e abuzimit me tenderët e AKSHI-t. Ai deklaroi para gjykatës se nuk ka marrë pjesë dhe as ka përfituar financiarisht nga tenderët e AKSHI-t, si dhe mohoi të ketë qenë pjesë e një grupi kriminal.
Ndaj Agasit ishte caktuar që prej dhjetorit të kaluar masa “arrest në burg” në mungesë. SPAK e akuzon se ishte në krye të një grupi kriminal që, përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit, paracaktonte tenderët e AKSHI-t. Ai akuzohet për të paktën 7 vepra penale.
Pas 8 muajsh në arrati, Agasi u arrestua më 26 gusht në Durrës. Mjeti me të cilin udhëronte Agasi ishte piksur që në qytetin e Elbasanit dhe u ndoq për gati 40 kilometra, deri kur iu vendosën prangat në zonën e “Plepave”.
Në makinë me të, si drejtues i mjetit, ndodhej edhe ish-zyrtari i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku. Ky i fundit u arrestua në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit dhe sot del para GJKKO-së për masën e sigurisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Rregullojini pak hunden se ka dale si pinoku or teeeejjjjj
Përgjigju











Komente
Komento