Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilia Çabirit për lirimin nga burgu.
 
Sipas ekspertizës mjeko ligjore, Çabirit nuk i rrezikohet jeta në qeli duke rrëzuar kështu kërkesën e të pandehurit pak muaj më parë.
 
Çabiri pas hekurave së bashku me Petraq Dashin pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin i dhanë 50 mijë euro Odhise Andreas për të ndikuar në një vendim në Gjykatën e Lartë aty ku pjesë e treshes në kolegj ishte dhe Majlinda Andrea.
 
Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi janë të vetmit që janë në masën 'arrest me burg' në gjyqin ndaj gjyqtares Majlinda Andrea.


dy.b/shqiptarja.com