Në Gjykatën e Apelit në Tiranë pritej sot vendimi për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjit, për dosjen Babale. Disa deputetë demokratë të të dyja palëve në ‘luftën’ brenda PD janë mbledhur për të qenë bashkë dhe pranë kolegut të tyre, i cili rrezikon burgun. Deputetë si Luçiano Boçi, Luan Baçi, Zef Hila etj të Rithemelimit janë bërë bashkë me deputetë si Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj Sajmir Korreshi dhe Arbi Agalliu të grupit të Alibeajt në kafe së bashku me Salianjin. Por në fakt edhe sot nuk ka pasur vendim për shkak se avokati mbrojtës i Geron Xhafës ka munguar.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.
Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.
Deputetët e PD
Deputetët e Partisë Demokratike janë parë sot në një tryezë, të bashkuar për gjyqin e deputetit Ervin Salianji, pas disa muajsh përplasjesh.
Në foto viheshin re deputetët Luçiano Boçi, Luan Baçi, Zef Hila, etj, të grupit të Rithemelimit dhe deputetë si Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Sajmir Korreshi dhe Arbi Agalliu të grupit Alibeaj. Këtë foto e ka ndarë edhe deputeti Xhelal Mziu i cili shkruan i cili i emocionuar shkruan: “më në fund filloi bashkimi i PD”.
“Më në fund filloj bashkimi i PD, nga gjyqi i Salianit, të deleguarit e grupeve, kandidatët e përbashkët e deri tek unifikimi i PD dhe në finale, fitorja në zgjedhjet vendore 2023!” shkruan Mziu në postimin e tij.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e ka cilësuar të padrejtë shtyrjen e disatë të seancës për vendimmarrjen në Apel për dënimin ose jo të tij.
“Edhe sot u gjet një arsye, nga ai që është bërë sebepi i akuzës, për ta shtyrë përsëri seancën gjyqësore. Në publik ai që ka bërë akuzën dhe për të cilën unë jam në gjykatë ka shkuar të bëjë burgimin. Prokuroria atë rast nuk ka bërë hetime për drogën dhe ka ngritur një akuzë qesharake për mua. Drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi, nuk është e domosdoshme të jetë avokati i palës. Pa diskutim që publiku pret ashtu si edhe ne drejtësi të shpejtë. Sa i përket atyre që thonë prezenca e deputetëve është presion unë them që përkundrazi, është inkurajim për drejtësinë, që të mos ketë ndikim politik dhe të ketë drejtësi. Mazhoranca përkundrazi bën presion, siç ka bërë edhe në këtë rast”, tha Salianji.
Gjygji i babakes Salianji nuk duhet te shtyhet se dhe vet personi i akuzuar mexi po pret drejtesine qe e ka denuar ne shkallen e pare me 1 vit burg .Ardhja per te dyten here e nje grupi deputetesh eshte i planifikuar per te bere presion mbi drejtesine.Eshte identik gjygji i 21 Janarit, kur ne salle ndodhedhin shume gatdiste shoke te vrasesve te kater protestuesve me duar ne xhepa . KLGJ te analizij ceshtjen ne fjale
PërgjigjuGjyqi shtyhet perme shpetua, taktike e gjykates,ai duhet te jete ne burg ,intrigat e tij sa dhimbje ju shkaktuan personave te pafajshem.Ai nuk duhet te jete ne parlament
PërgjigjuMos e zgjasni shum po futeni në burg çunin e Shegës i ngjirizur në haurin e lopës ku lopa pëlliste e Shega psherëtinte nga qefi që traktoristi tokën i punonte e sSalinjanin i bote. E sot ky kopil thur intriga pa fund. Futeni në burg ktë maskara.
PërgjigjuEpo mire do ishte te bente ca burg, se ndoshta i vinin mend. Tju vije turp qe moren nepergoje nje familje te tere, dhe akoma me keq i serviren popullit nje intrige kunatash te shterpta dhe mjerane. Keta cfare nuk te bejne pas kraheve.
PërgjigjuNga grupi i mbledhu,r duket sikur eshte kafeja e fundit per ate fakir.
PërgjigjuSkandal i dy fishtë: 1.Deputetët e PD si gjithmon i dalin në mbrojtje shpifsit të dënuarë shumë vite më parë. 2.Prezenca e deputetve në Sallën e gjyqit tregon se Ata i bëjnë presion gjykatës për të mos e dënuar shpifsin "BABALE" 3.Saliani në këto kushte nuk dënohet.. 4.Salian babales më parë duhet ti ishte hequr imuniteti deputetit. 5.Në këto kushte PD do të thot se në PD nuk ka fajtor,Shpifs,Hajdut,Kriminel..! 6.Dhe radhën e ka faktori Socialist që do dënohet nga gjykatat e Saliut 92.
Përgjigjufigure e zhvleresuar sidomos me komunikimin me deputeten Duma. TURP qe rrine te dy ne parlament dhe perfaqesojne te ardhmen e ketij vendi.
Përgjigjuper cfare po i bejne suport deputetet ????? per mashtrimin qe beri??? te denohet me patjeter qe te zene mend se edhe te mashtrosh dhe te besh ligjet ne parlament sikur nuk shkon :(
PërgjigjuTe futet ne burg ai mashtrues e manipulues teper i frikeshem e i rezikshem i shoqeris shqiptare qe marrin ne qafe persona te pafajshem me montime e inskenime manipuluse te turpshme te denja per skenar filmash hollivudian
Përgjigju