Afera CEZ-DIA/ Juristi Romeo Kara: Kastriot Ismailaj më i sigurt në burg se tani që është jashtë, do ruhet nga Meta! Do kallëzoj SPAK nëse s'e heton kreun e PL-së

Kastriot Ismailaj pronari i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta është liruar dje nga burgu. Ismailaj i vetmi i ndëshkuar për këtë çështje u dënua me 11 vjet burgim në tetor të vitit 2017, dhe nga 12 maji i 2017 deri dje kur autoritetet e liruan ai qëndroi në burgun e Fierit.

Romeo Kara, juristi, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se ndonëse Ismailaj u lirua, mbetet ende e hapur çështja e korrupsionit për zyrtarët që sipas tij janë të përfshirë.

“Me këtë lirim mbyllet çështja e mashtrimit dhe vjedhjes së shumave të mëdha por jo çështja e korrupsionit. Së pari është njëlloj drejtësie që është bërë standart në Shqipëri. Një person i fuqishëm ka vuajtur dënimun në burg gati maksimalisht. Pjesa tjetër do të jetë për korrupsion dhe krim të organizuar dhe pastrim parash që duhet të vijojë. Te pjesa e parë kemi një fitore të Shqipërisë për herë të parë për këtë rast. Për herë të parë një person dënohet për këtë lloj vepre”, tha Kara.

"Kurban" për këtë aferë, juristi Kara u shpreh duhet të ishin bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta, për të cilët sipas tij ka prova se kanë qenë të lidhur me Kastriot Ismailajn.

“Këta janë hajdutë ordinerë të veshur me kostume shumë të shtrenjtë, me dinjitet shumë të ulët. Turpi i SPAK është që merret me cironkat e Rovena Vodës. Kemi dhe prova, çfarë duan më tepër këta. Po të bëhej Meta me Berishën kurban i drejtësisë nuk do të kishim sot inceneratorë. Krahu tjetër bën inceneratorë, por nuk çuan partinë atje për të bërë presion. Tani çfarë bën SPAK, nëse këta vijnë na kërcasin dhëmbët, po merremi me këta që janë të urtë. Po kalojnë te PS”, u shpreh ai.

I konsideruar dikur si dora e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA, Ismailaj, sipas juristit është më i rrezikuar tashmë që ka dalë nga burgu dhe duhet të ruhet.

“Ai nuk besoj se pi kafe poshtë ballkonit të vetë tani që është liruar. Do ruhet edhe nga Meta. Ai është rrezik për Metën. Ai në burg do ishte më i sigurtë. Atij nuk i ha më barku për Metën dhe Metës për atë.  Meta i çoi kallahusë në burg, për çfarë ia çoi?”.

Nëse Ilir Meta nuk hetohet, Kara është shprehur se do të bëjë kallëzim ndaj SPAK për shpërdorim detyre.

“Ky lirim nuk ka më vlerën e një suksesi që u arrit nga drejtësia. Por ka këtë që këta s’e kanë ndërmend të merren me Metën. Ai është në krye të kësaj afere. Së shpejti do bëj kallëzim në SPAK për shpërdorim detyre të SPAK. Nëse këta s’e bëjnë këtë punë do të merrem unë. Këta janë peng një pjesë e tyre kanë lidhje me Metën një pjesë e tyre bëjnë akoma me gisht”, tha ai në Report Tv.

Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK një kërkesë të Taulant Ballës për rigjykim në 2020. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
“Ismailajt iu vërtetua mashtrimi, s’duhej të lirohej”, Beqiri: SPAK ka prova të fuqishme për Metën, pse po ‘hesht’ për çështjen CEZ-DIA?

 

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, se i besuari i Ilir Metës, Kastriot Ismailaj, pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta, nuk duhet të ishte liruar nga burgu. Ai tha se Ismailajt iu vërtetua mashtrimi, ndaj nuk duhej të lirohej,  ndërkaq shtoi se çështja sipas avokatit duhet të shkojë te Ilir Meta për të cilin tha se ka prova që tashmë prokuroria i disponon.

“SPAK ka kallëzimin penal të Romeos po e po. Procesin pastaj e ndihmoi dhe komisioni parlamentar hetimor që provoi të gjitha ato që thoshte në kallëzim Romeo. Në këtë aferë i përfshirë është edhe Sali Berisha e Shkëlzen Berisha.

Kjo është në proces. Por tani e ngremë pyetjen përse nuk duhet të dilte nga burgu Ismailaj sepse në rradhë të parë iu vërtetua mashtrimi që kishte bërë. Me dokumenta fallco… Në atë kohë s'kishim drejtësi se ishte e kapur nga Berisha. Ky është bashkëpunëtor me Metën në këtë vjedhje. Prova kryesore është deklarimet që ka bërë i ndjeri Dritan Prifti. Ka dhënë shpjegime të hollësishme. Administratori çek. Ai ka thënë tek mua ka ardhur Ilir Meta. Në atë kohë ishte ministër i Jashtëm. Ka ardhur dhe ka thënë i besuari im që e bën shumë mirë dhe që do jetë pranë jush do të jetë Kastriot Ismailaj”, tha avokati.

“Gruaja e Ismailajt jep edhe mesazhet edhe takimet edhe sa herë vinte Meta. Provë e fuqishme që ka dalë me shkrim është që i kërkon 200 mijë euro për fushatë. SPAK i ka këto prova. Pse e lejon që të dalë. Pse nuk e çoi çështjen edhe për Ilir Metën. Pse mbyllet kjo aferë?”, shtoi më tej ai.

“Çështja është e hapur, ka rifilluar tani. Sikurse thashë ka kërkuar rihapjen e kësaj çështjeje një komisionin parlamentar. Çështja është qëndrimi i SPAK, qëndrim i SPAK nga çfarë po bën deri më tani duket sikur bën një luftë selektive. Aferat e rënda e kallëzimet e fuqishme i lë t’i zërë pluhuri derisa t'u kalojë afati”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/09/2023 01:48

    Z.Kara,po a nuk jeni dhe ju njelloj i rrezikuar nga Meta,po aq sa Ismailaj?! Ai mund te flase ,por dhe ju nuk keni ndaluar asnjehere se denoncuar Meten e Berishen.

    Përgjigju
  • Arixhiu: 08/09/2023 20:06

    Romeo Kara ????‍♂️ ça llagapi ne shumes qe paska?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni