Janë mbushur 5 vjet nga ekzekutimi mafioz i agjentit të Shërbimit Informativ Shtetëror Isa Çopa në zonën e Currilave në Durrës.Babai i një djali, dikur ish-efektiv i policisë është kujtuar në datën 24 tetor 2016 vetëm nga të afërmit e tij, ndërkohë hetimet për vrasjen kanë mbetur të pezulluara. 

Dosja e Isa Çopës, vijon të qëndrojë e “mbërthyer” nga misteri, ndërkohë nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është arritur të zbardhet asnjë nga pistat e hetuara, që mund të kishte sjellë zbulimin e autorëve të këtij krimi, mjaft mirë të organizuar.

Gazeta “Shqiptarja.com” është interesuar dje lidhur me fatin e kësaj dosje në prokurori, por burimet pranë kësaj të fundit thanë se dosja është pezulluar pak vite më parë dhe se i është dërguar policisë për të kryer një sërë shërbimesh me qëllim identifikimin dhe më pas zbulimin e autorëve të këtij krimi.

Burimet shtuan se deri në këtë kohë, policia por qoftë dhe SHISH nuk kanë sjellë asnjë inforamcion të ri për këtë çështje, që mund të shërbejë për rihapjen e dosjes dhe vijimin e hetimeve në një pistë konkrete.Si institucioni i SHISH dhe Policia e Shtetit kanë haruar tashmë dosjen e vrasjes së zyrtarit të tyre, duke mos bërë asnjë raportim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Raporti nga Mynihu
Një laborator me ekspertë të mjekësisë-Ligjore në Mynih të Gjermanisë, i caktuar nga prokuroria për kryerjen e analizave me qëllim përcaktimin nëse Isa Çopa ishte vetëvrarë apo vrarë, ka dalë në konkluzjonin se agjenti i SHISH është ekzekutuar më parë dhe më pas është djegur brenda në makinën e tij, tip “Opel Corsa”. Sipas raportit disa faqesh të përpiluar në gjuhën gjermane dhe që është përkthyer pranë Ministrisë së Drejtësisë e që tashmë ndodhet në duart e prokurorëve, zv/drejtori i SHISH-it në Durrës dhe shef i kundërzbulimit për të huajt, është vrarë dhe jo vetëvrarë. “Nga kryerja e analizave laboratorike në shtetin gjerman, është arritur në konkluzion se Isa Çopa është dhunuar fillimisht, është goditur disa herë në kokë me sende të forta, ç’ka i kanë shkaktuar thyerje të kafkës dhe dëmtime të trurit. Më pas mendohet se në gjendje asfiksie është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij të llojit “Opel Corsa”. Makina nga brenda dhe jashtë është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Viktima edhe pse i goditur në kokë dhe me dëmtime të mëdha në kafkë, ka vazhduar të marrë frymë edhe në kohën që makina po digjej.Në mushkëritë e tij ekspertët kanë gjetur bluzë.

Hetimi
Për gjurmimin e çështjes përveç efektivëve të policisë së Durrësit janë angazhuar edhe kolegë të viktimës Çopa, të cilët nën drejtimin e dy prokurorëve të çështjes, janë përqendruar në dy pista hetimore: Atë për shkak të punës si zv/drejtor i SHISH-it dhe shefi i kundërzbulimit dhe dyshimeve për hetimet operative që Çopa kishte nisur për disa të huaj, investitorë në gjirin e Lalëzit. Trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht. Isa Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe kur ka qenë ende gjallë është vendosur në makinë, së cilës i kanë vënë flakën dhe e kanë djegur. Ekspertiza,ka evidentuar se Çopa ka marrë një plagë në kokë dhe se plumbi ka qënë i pistoletës së shërbimit. Plumbi ka qënë tejshkues, ndërkohë që ka dalë mbi kabinën e makinës.

Raportimi
Si institucioni i SHISH dhe Policia e Shtetit kanë haruar tashmë dosjen e vrasjes së zyrtarit të tyre, duke mos bërë asnjë raportim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Një plumb
Ekspertiza,ka evidentuar se Çopa ka marrë një plagë në kokë dhe se plumbi ka qënë i pistoletës së shërbimit. Plumbi ka qënë tejshkues, ndërkohë që ka dalë mbi kabinën e makinës.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com