TIRANË- Report Tv sjell të tjera detaje nga dosja hetimore e ish-ministrit Arben Ahmetajt. Në dosje thuhet se Ahmetaj kishte njohje të hershme me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin që prej vitit 2011, e madje njohja mes tyre shkonte deri në miqësi të ngushtë. Pikërisht nga kjo njohje që Ahmetaj kishte me Mërtirin e Zoton, shoqëria AlbTek Energy ka përfituar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit kundrejt dhënies së përfitimeve dhe shpërblimeve ish-ministrit Arben Ahmetaj.
“Nga të dhënat e administruara deri në këtë moment, ekziston dyshimi se pikërisht kjo marrëdhënie miqësore ndërmjet shtetasve Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ka qenë faktori kryesor, që ka bërë shoqërinë Albtek Energy sh.p.k. të përfitojë koncesionin e mësipërm, kundrejt dhënies së përfitimeve/shpërblimeve të padrejta, shtetasit Arben Ahmetaj”, thuhet në dosje.
Në dosjen që është plot 400 faqe, thuhet se Ahmetaj mori përfitim të parregullt rreth 500 mijë euro, nga biznesmenët Zoto e Mërtiri në periudha të ndryshme, nga viti 2016 deri në vitin 2020. Në këto përfitime përfshihen vila në Hamallaj dhe Palasë, si edhe pagesa për qëndrime në hotele.
Në dosjen e SPAK renditen disa udhëtime të Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit të paktën që nga viti 2012 e kanë vazhduar edhe në vitin 2014 kur kanë marrë jetë procedurat e koncesionit. Ndërsa një udhëtim tjetër i tyre është dokumentuar edhe në vitin 2017. Mërtiri e Ahmetaj kanë udhëtuar me avion, charter apo me makinë.
Dalja e tyre e parë së bashku rezulton të jetë bërë më 20 nëntor 2012, ku Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë ikur nga Rinasi drejt Milanos, ndërsa janë kthyer në Shqipëri më 23 nëntor 2012 në të njëjtën orë. Udhëtimi tjetër është realizuar më datë 23.11.2012, ku Ahmetaj dhe Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet pikës kufitare Qafa e Thanës me autoveturë dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.11.2012, me të njëjtën makinë me targa TR5905T.
Më datë 22.09.2013, Ahmetaj dhe Mërtiri kanë dalë nga aeroporti i Rinasit me linjën ajrore LUFTHANSA - LUFTHANSA MYNIH dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.09.2013, nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AUSTRIAN AIRLINES - OS 847/848 VIENA.
Më datë 06.12.2013, ora 17:47, Ahmetaj dhe Mërtiri kanë udëhtuar me charter nga Rinasi drejt Milanos dhe janë kthyer në Tiranë tre ditë më pas. Më 19 janar 2014 ata kanë udhëtuar drejt Vienës dhe janë kthyer më 22 janar 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2017, në dosjen e SPAk nuk përmenden më udhëtime të përbashkëta me avionë, deri kur më 13 korrik 2017 ata kanë dalje me autoveturë me targë AA908PY nga pika kufitare Kapshticë.
Gjithashtu, edhe Klodian Zoton evidentohet të paktën një rast i përbashkët ushëtimi, ku bashkë me Ahmetjan kanë datë hyrje në Shqipëri më 14.04.2013, ora 11:47 dhe 11.44 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME.
Po ashtu, ka pasur edhe një udhëtim me bashkëjetuesen Eriola Hoxha dhe Mirel Mërtirin në Milano. Në dosje përmendet një tjetër udhëtim i Ahmetaj, ndërsa kësaj here përveç Mërtirit i është bashkuar edhe Klodian Zoto. Ata kanë dalë nga aeroporti i Rinasit dhe kanë udhëtuar drejt Romës, në të njëjtën datë, konkretisht më 08.02.2014. Por, Ahmetaj është nisur drejt Romës rreth 1 orë më vonë se Zoto e Mërtiri, të cilët kanë qenë në një avion. Ahmetaj është nisur në orën 05:15, ndërsa Zoto e Mërtiri në orën 04:36. Më pas, Ahmetaj është kthyer në Tiranë nga aeroporti i Rinasit me linjë nga Mynih më datë 17.02.2014 ora 11:09. Ndërkohë që Zoto dhe Mërtiri janë kthyer më datë 09.02.2014 me të njëjtën linjë avioni nga Roma në Rinas.
Në dosje thuhet se Ahmetaj në vitin 2015 ka udhëtuar drejt Milanos me Bllakon dhe Kokën, të dy në arrest me burg, dhe në vitin 2019 udhëtim me Etleva Kondin, ish-drejtoreshë te Ministria e Drejtësisë, e arrestuar.
Në dosje janë dokumentuar disa pagesa për hotelet ku ka qëndruar Ahmetaj, të cilat janë paguar nga Klodian Zoto. Në dosje shkruhet se të gjitha këto detaje janë përfituar nga kontrolli i emailit të Klodian Zotos, ku janë vërtetuar rezervimet që ka bërë për në emër të Arben Ahmetajt, por të gjitha janë paguar nga Klodian Zoto. Përmendet një email me i 05 korrikut 2013 ku rezulton se është bërë një rezervim për Arben Ahmetajn në hotele luksoze në Milano dhe Monte Carlo dhe pagesat janë bërë nga karta e kreditit e shtetasit Klodian Zoto.
Një tjetër pagesë me shumën prej 435 eurosh është bërë për dy netë në Starlight Suiten Hotels në Vjenë. Gjithashtu në kompjuterin e Klodian Zotos janë gjetur emaile ku vërtetohet se me kartën e tij të Kreditit është rezervuar në Armani Hotel Milano për dy netë për partneren e Ahmetajt, Erjola Hoxhën. Në email ka disa rezervime në vitin 2016 për Ahmetajn, ish bashkëshorten e tij Albina Mançka dhe partneren Erjola Hoxha.
Report Tv sjell detaje të tjera nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn. Në dosje thuhet se Arben Ahmetaj kishte njohje të hershme me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, e madje njohje që shkonin në miqësi të ngushtë. Në dosjen e SPAK thuhet se pikërisht nga kjo njohje që Ahmetaj kishte me Zoton dhe Mërtirin ka bërë që shoqëria AlbTek Energy të përfitonte koncesionin për inceneratorin e Elbasanit.
Në dosjen e SPAK renditen disa udhëtime të Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit kur të paktën që nga viti 2012 e kanë vazhduar edhe në vitin 2014 kur kanë marrë jetë procedurat e koncesionit.
Pjesë nga dosja e SPAK
Gjithashtu për më tepër, nga ekstraktimi i të dhënave të sistemit TIMS janë evidentuar disa hyrje-dalje të përbashkëta ndërmjet shtetasve Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, nisur të paktën që nga viti 2012 e kanë vazhduar edhe në vitin 2014 kur kanë marrë jetë procedurat e e koncesionit të sipërcituar e në vijim. Kështu rezulton se:
Me datë 23.11.2012, ora 12:57 dhe 12.58, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet pikës kufitare Qafa e Thanës me autoveturë me targë TR5905T dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.11.2012, ora 11:48 dhe 11.49 nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë me autoveturë me targë TR5905T.
Më datë 20.09.2012, ora 14:18 dhe 14.19, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA - AZ 506/511 MILANO dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 23.09.2012, ora 16:36 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA-AZ 506/511 MILANO. Më datë 22.09.2013, ora 11:00 dhe 11.01, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore LUFTHANSA - LUFTHANSA MYNIH dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.09.2013, ora 14.31 dhe 14:32 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AUSTRIAN AIRLINES - OS 847/848 VIENA.
Më datë 06.12.2013, ora 17:47, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me charter dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 08.12.2013, ora 14:35 dhe 14.37 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA - AZ 506/511 MILANO.
Më datë 19.01.2014, ora 14:10 dhe 14.11, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AUSTRIAN AIRLINES-OS 847/848 VIENA dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 22.01.2014, ora 14:17 dhe 14.20 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AUSTRIAN AIRLINES OS 847/848 VIENA.
Më datë 13.07.2017, ora 14.21 dhe 14:22, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë dalje me autoveturë me targë AA908PY nga pika kufitare Kapshticë.
Gjithashtu, edhe me shtetasin Klodian Zoto evidentohet të paktën një rast i përbashkët e konkretisht kur shtetasit Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, kanë datë hyrje në Shqipëri më 14.04.2013, ora 11:47 dhe 11.44 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME. 57.1. Gjithashtu, rezulton se:
Me datë 08.02.2014, ora 05:15, shtetasi Arben Ahmetaj ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 17.02.2014, ora 11:09 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore LUFTHANSA-LUFTHANSA MYNIH.
Më datë 08.02.2014, ora 04:36, shtetasi Mirel Mërtiri ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA - AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 09.02.2014, ora 23:59 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA-AZ 510/507 ROME.
Më datë 08.02.2014, ora 04:36, shtetasi Klodian Zoto ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 09.02.2014, ora 23:50 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME.
Sa më sipër, rezulton se të tre këta shtetas udhëtojnë brenda së njëjtës ditë, me të njëjtën linjë fluturimi dhe në të njëjtin destinacion e cila është shteti Italian. Udhëtojnë të tre brenda datës 08.02.2014 dhe të tre me linjën e fluturimit Al Italia AZ 510/507 Rome. Shtetasi Arben ka dalje në orën 05:15 ndërsa dy shtetasit e tjerë kanë dalë në orën 04:36.
Gjithashtu, ka rezultuar se ndërmjet shtetasit Arben Ahmetaj, shtetasit Lefter Koka dhe shtetasit Alqi Bllako, ka pasur udhëtime të përbashkëta si vijon: Më datë 20.11.2015, ora 16.57 dhe 16:58, shtetasit Arben Ahmetaj, Lefter Koka dhe Alqi Bllako, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA - AZ 506/511 Milano. Shtetasi Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha janë kthyer më 22.11.2015, ora 12:10 dhe 12.26 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA - AZ 506/511 Milano kurse shtetasit Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë kthyer më datë 22.11.2015 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA- AZ 510/507 ROME në orën 17.31.
Report Tv sjell të tjera detaje nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn. Ish-ministri ka përfituar në katër vite nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri rreth 500 mijë euro, ku përfshihen vilat në Palasë e Hamallaj, si edhe përfitime të tjera, pagesa hotelesh në vendet e Europës.
Report Tv sjell pjesë nga dosja ku janë dokumentuar disa pagesa për hotelet ku ka qëndruar Ahmetaj, të cilat janë paguar nga Klodian Zoto. Në dosje shkruhet se të gjitha këto detaje janë përfituar nga kontrolli i emailit të Klodian Zotos, ku janë vërtetuar rezervimet që ka bërë për në emër të Arben Ahmetajt, por të gjitha janë paguar nga Klodian Zoto. Konkretisht, Ahmetaj, si edhe ish-gruaja Albina Mancka dhe bashkëjetuesja e tij, Eriola Hoxha përfituan 9 udhëtime të paguara nga Zoto nga vitit 2013 deri në vitin 2017. Kryesisht hotelet në të cilat kanë qëndruar janë në vendet e BE-së, Itali, Austri, Francë e Gjermani.
Pjesë nga dosja e SPAK
Shtetasi Arben Ahmetaj, ka ushtruar funksionin e ministrit përgjatë kryerjes së procedurave për dhënien e koncensionit të mësipërm apo edhe gjatë kohës së zbatimit të tij.
Nga të dhënat e administruara rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj ka pasur njohje me shtetasin Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) por edhe me shtetasin Klodian Zoto. Kjo njohje e tyre, siç edhe parashtrohet në vijim, shkon edhe më tej, në një marrëdhënie më të ngushtë miqësore. Nga të dhënat e administruara deri në këtë moment, ekziston dyshimi se pikërisht kjo marrëdhënie miqësore ndërmjet shtetasve Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ka qenë faktori kryesor, që ka bërë shoqërinë Albtek Energy sh.p.k. të përfitojë koncensionin e mësipërm, kundrejt dhënies së përfitimeve/shpërblimeve të padrejta, shtetasit Arben Ahmetaj.
Sa më lart mbështetet në një tërësi provash të administruara, të cilat kanë rezultuar si nga këqyrja e realizuar në kompjuterët e sekuestruar shtetasit Klodian Zoto, në kuadrin e procedimit penal nr. 277 të vitit 2020, ku shfaqen njohjet e hershme të shtetasit Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) të paktën që nga viti 2011, si dhe në vijim edhe me shtetasin Klodian Zoto, ashtu edhe nga disa të dhëna të ofruara në trajtë e-mailesh nga shtetasi Adriatik Doçi por edhe të përputhura me të dhënat e gjendura në kompjuterët e sipërcituara. Në fakt, nga këto e-maile, përforcohet dyshimi se shtetasi Arben Ahmetaj dhe ish bashkëshortja e tij shtetasja Albina Mançka dhe gjithashtu edhe shtetasja Erjola Hoxha, kanë përfituar shpërblime të padrejta nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Kështu, në emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 05.07.2013 rezulton se është bërë një rezervim për datat 10.07.2013 deri më 12.07.2013 me numër konfirmimi PDS14423855 me guest name Arben Ahmetaj, tip dhome Deluxe Room, në Hotelin Principe Di Savoia, Milano, Itali. Më datë 12.07.2013, në adresën e e-mailit të shtetasit Klodian Zoto, ([email protected]) rezulton se është dërguar një email nga Reception Hermitage ([email protected]) sipas të cilit shtetasit Klodian Zoto i konfirmohet që kanë marrë të gjithë dokumentet për Full Credit për dy dhoma në emrin e shtetasit Ahmetaj. Në këtë e-mail përshkruhet edhe se të gjitha pagesat do të bëhen nga karta e kreditit të shtetasit Klodian Zoto. Dërguesi i këtij e-maili shfaqet shtetasja Olga Burtseva, recepsion Hotel Hermitage, Monte-Carlo. Në fakt, nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj më datë 10.07.2013, ka dalë nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Rinas, me linjën e fluturimit ALITALIA AZ 506/511 Milano dhe është kthyer me të njëjtën linjë më datë 14.07.2013.
Ne emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 16.09.2013 rezulton se shtetasi Klodian Zoto ka dërguar nje e-mail "Reservation Starlight Suiten" ku parashtron se ka bërë një rezervim në këtë hotel për dy netë për guest name Arben Ahmetaj dhe i lutet hotelit të tërheqë nga karta e kredititit pagesën për dy netë për guste-in si më sipër. Po më datë 16.09.2013, rezulton se ka ardhur një email nga Manager Renngasse ([email protected]) ku shtetasi Klodian Zoto falenderohet dhe bëhet me dije se është ngarkuar me pagesën e një shume prej 435.25 euro. Adresa e hotelit është Starlight Suiten Hotels, Renngasse 13, A-1010 Vienë. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj më datë 16.09.2013 rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas, nëpërmjet linjës së fluturimit Austria Airlines - OS 847/818 Viena dhe të jetë kthyer më datë 17.09.2013 me të njëjtën linjë fluturimi.
Ne emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 21.02.2014 rezulton se i është dërguar email nga Booking.com për prenotimin e tij në Hotel Sans Souci Vienë, ku i konfirmohet modifikimi për Suite Master për klientin Arben Ahmetaj (me pare Klodian Zoto) prenotim i kryer fillimisht me datë 20.02.2014 dhe i modifikuar më datë 21.02.2014. Prenotimi është për dy netë, nga data 21.02.2014 deri me datë 23.02.2014. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj më datë 21.02.2014 rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas, nëpërmjet linjës së fluturimit Austria Airlines - OS 847/818 Viena dhe të jetë kthyer më datë 26.02.2014 me të njëjtën linjë fluturimi.
55.1.4. Në kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto është gjendur një dokument nga Armani Hotel Milano, me emertimin "Credit Card Authorization Form" në të cilin pasqyrohet se poseduesi i kartes me nr. 4454160000054366 me skadence 07/17, shtetasi Klodian Zoto, ka bërë një rezervim për shtetasen Erjola Hoxha, me nr. konfirmimi 989854012 për periudhën nga data 10.09.2015 deri më datë 12.09.2015. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton në fakt, se shtetësja Erjola Hoxha nga dalë nga territori i R.Shqipërisë në PKKK Rinas më datë 08.09.2015 me linjën e flutirimit Blu Panorama - Bergamo 3232- 3233 dhe është kthyer më të njëjtën linjë më datë 12.09.2015.
Në kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto është gjendur një dokument nga Four Seasons Hotel, Milano, me emertimin "Modulo per l'addebito su carta Credito", në të cilin pasqyrohet se poseduesi i kartes me nr. 4454160000054366 me skadence 07/17, shtetasi Klodian Zoto, ka bërë një rezervim për shtetasit Erjola Hoxha dhe Mirel Mertiri për periudhën nga data 19.11.2015 për Super queen dhe nga data 20.11.2015 për King Junior dhe me datë kthimi 22.11.2015. Gjithashtu, në emailin e shtetasit Klodian Zoto rezulton se është gjendur rezervim nga Booking.com me Guest name Erjola Hoxha, për hotelin Four Seasons Milano për të njëjtën perjudhë. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se shtetësja Erjola Hoxha, ka dalë nga territori i R.Shqipërisë më datë 19.11.2015 me linjën e fluturimit ALITALIA AZ 510/507 Romë dhe dhe është kthyer më datë 22.11.2015 me linjën e fluturimit Alitalia AZ 506/511 Milano. Po ashtu, nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se më datë 20.11.2015 nga PKK Rinas me linjën e fluturimit Alitalia - AZ 506/511 Milano ka dalë edhe shtetasi Arben Ahmetaj nga territori i R.Shqipërisë dhe është kthyer më datë 22.11.2015 në të njëjtën linjë si Erjola.
Më datë 09.07.2016, nga adresa e emailit reservations.riviera@tiara- hotels.com i është dërguar një email shtetasit Mirel Mërtiri, ku i adresohet si zoti dhe zonja Mancka (bashkeshortja e shtetasit Arben), duke i falenderuar për interesin e shfaqur në Tiara Miramar Beach Hotel & SPA me adrese 47, Avenue de Miramar, 06590 Theoule-sur- Mer-France, dhe dërgimin për propozimin e booking për qëndrimin e tyre nga data 01 deri më datë 10.08.2016. Më datë 11.07.2016 nga adresa e emailit së shtetasit Mirel Mërtiri ([email protected]) i është dërguar adresës [email protected] me CC shtetasen Albina Mancka me adresë emaili [email protected], me tekst: E dashur Miss Sophie, në mënyrë që të procedohet me pagesat konfirmon datën si më poshtë: Dhoma Prestige me pamje nga deti, 2 dhoma, mbërritja 03 gusht dhe largimi më datë 09 gusht, dy dhoma Junior Suit me pamje nga kopshti, me datë mbërritje 03 gusht dhe largimi 09 gusht. I është kërkuar, gjithashtu, dërgimi i ofertës në mënyrë që të kryhet pagesa për të gjitha dhomat në emër të shtetasit Mirel Mërtiri. Më datë 12.07.2016 nga adresa e emailit [email protected] i është dërguar email shtetasit Mirel Mertiri, duke iu përcjellë forma e pagesës dhe informacioni i bankës. Më datë 13.06.2016 nga shtetasi Klodian Zoto me adresë emaili [email protected] i është dërguar email adresës [email protected] serish zonjës Sophie, duke e bërë me dije se po i shkruan në emër të z. Mërtiri dhe se shtetasi Klodian Zoto do të jetë personi që do të bëjë pagesën për këtë rezervim dhe për këtë arsye duke qenë se edhe shuma e pagesës nuk është e vogël, kërkon që t'i dërgohet fatura në mënyrë që të kryejë pagesën nëpërmjet bankës dhe kjo fatutre t'i dërgohet z. Klodian Zoto, me adrese George E.Bush ap. 9/3, Tirana, Albania. Me date 15.07.2016 sërish shtetasi Klodian Zoto i adresohet adresës së emailit [email protected], zonjes Sophie, duke përsëritur kërkesën që fatura për bankën të jetë në emrin e shtetasit Klodian Zoto dhe si emër mysafiri të jetë shtetasi Mirel Mërtiri.
Në emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 09.09.2016 ka rezultuar se nga adresa e emailit [email protected] me temë subjekti: Mandarin Oriental, Milan, shtetasi Klodian Zoto është falenderuar për dërgimin e formularit të kartës së kreditit për rezervimin e dytë të zonjës Hoxha. Konkretisht të dhënat e hotelit janë Mandarin Oriental Hotel, Milano, me adresë Via Andegari 9-20121 Milano, Itali. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se në fakt shtetësja Erjola Hoxha ka dalë nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas më datë 08.09.2016 me linjën e fluturimit Blu Panorama - Milano 3220-3221 dhe është kthyer më datë 11.09.2016 me linjën e fluturimit Alitalia - AZ 506/211 Milano, ndërkohë që shtetasi Arben Ahmetaj rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë më datë 09.09.2016 me linjën e fluturimit Blu Panorama - Bergammmo 3232-3333 dhe të jetë kthyer më datë 11.09.2016 me linjën e fluturimit Alitalia AZ 510/507 Rome.
Më datë 11.10.2016, në adresën e emailit të shtetasit Klodian Zoto, ([email protected]) rezulton se është dërguar një email nga Amanda Silva Rocha (Amanda [email protected]), ku i bën me dije shtetasit Klodian Zoto formën e tretë të pagesës për të mbuluar shpenzimet e mysafirit Erjola Hoxha. Po në datë 11.10.2016 shtetasit Klodian Zoto në adresën e sipërcituar të emailit i është dërguar email nga adresa [email protected] me titull: Jumeirah Frankfurt, ku i bashkangjit pagesën për rezervimin për të tretët dhe i bën me dije se faturën do e marrë pas check out. Hoteli ku është bërë rezervimi është Jumeirah Frankfurt, me adresë Thun-und-taxis-platz 2, 60313 Frankfurt am Main, Germany. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se në fakt më datë 06.10.2016 shtetasi Arben Ahmetaj rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë me linjën e fluturimit Lufthansa - Frankfurt 1424-1425 dhe të jetë kthyer më datë 13.10.2016 me të njëjtën linjë fluturimi ndërkohë që shtetësja Erjola rezulton të ketë dalë më datë 11.10.2016 me linjën Adria Airëays - JP 704/705 Ljubjana dhe të jetë kthyer më datë 13.10.2016 me të njëjtën linjë si shtetasi Arben Ahmetaj.
Në emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 19.04.2017, ka rezultuar se pasqyrohet nje update booking në Park Hyatt Milano, me adresë Via Tomasso Grossi 1, Milan City Centre, Milan 20121, Italy. Kryer ky booking nga adresa e emailit [email protected] me guest name Erjola Hoxha, 20.04.2017 deri me 22.04.2017.
Per inceneratorin e Elbasanit duhet hetuar ish kryetari i bashkise Elbasan Qazim Sejdini.
PërgjigjuPer cfar hetimi po thua apo e ke mik..duhet te arrestohet menjeher urgjent dhe minumumi 20 vjet burg..