Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn për më 3 Tetor seancën ndaj Beqajt dhe të tjerëve, ish-ministri: Dua qëndrimin tuaj për ato që do them në Komisionin Hetimor!

Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn për më 3 Tetor seancën ndaj Beqajt dhe të tjerëve, ish-ministri: Dua qëndrimin tuaj për ato që do them në Komisionin Hetimor!

Ilir Beqaj

Tiranë- Gjykata e Posaçme shtyu për më 3 Tetor seancën e sotme ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të pandehurve të tjerë, për në orën 09:00, mbi dosjen e “Sterilizimit”.

Shkak u bë tejzgjatja prej 4 orësh e seancës dhe mosarritja që të ezaurohej leximi i akteve nga ana e SPAK-ut. Ndërkohë, gjatë seancës pati një pretendim të ngritur nga Beqaj, e që lidhet me thirrjen e tij në fillim të tetorit, në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për çështjen e sterilizimit.

“Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet, një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor, dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës”, u shpreh ish-ministri i arrestuar për një tjetër çështje, atë të fondeve të SASPAC.

GJKKO u shpreh se mbrojtja e Beqajt duhej ta paraqiste një kërkesë të tillë zyrtarisht, që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit, në lidhje me daljen e tij në komision. Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake, për shkak të dosjes voluminoze, e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.

Për dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa u la në masën detyrim paraqitjeje.

Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Të pandehurit akuzohen për koncesionin me vlerë 100 mln euro.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë