Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të shkencëtarit Stephen Hawking, pasi i doli emri në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA për dosjen ‘Epstein’.
Në njërën nga fotot ai shfaqet mes dy vajzave të reja me bikini, të cilat mbajnë pije në duar. Edhe pse nuk është sqaruar vendi ku është realizuar fotoja, nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë shkrepur në ishullin Little Saint James, në pronësi të Epstein në Ishujt e Virgjër.
Hawking ishte një nga 21 shkencëtarët i ftuar nga Epstein në ishullin e tij në vitin 2006, ndërsa emri i tij shfaqet 250 herë në dosje pa iu referuar ndonjë akti të paligjshëm.
Ndërkohë gazeta franceze Le Parisien ka publikuar fotografi nga apartamenti i Epstein në Paris. Në pamje shihen, ndër të tjera, një tavolinë masazhi dhe fotografi të grave nudo në mure.
Apartamenti, me 18 dhoma, ndodhet në Avenue Foch, ndërsa prokurorët francezë vlerësojnë se ai është përdorur për kryerjen e krimeve të rënda seksuale.
Fotografitë janë pjesë e një hetimi të vitit 2019, pas kallëzimeve për përdhunim ndaj Jean-Luc Brunel, agjent francez i modeleve dhe mik i vjetër i Epstein.
Komente









