Dosja/ Gjyqtari Markelian Kuqo do merret në pyetje në 2 tetor nga KLGJ për lirimin e të dënuarit të përjetshëm Gert Gjinarari

Dosja/ Gjyqtari Markelian Kuqo do merret në pyetje në 2 tetor nga KLGJ për lirimin e të dënuarit të përjetshëm Gert Gjinarari

Gjyqtari Markelian Kuqo dhe Gert Gjinarari

Gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo do të japë llogari para Këshillit të Lartë Gjyqësor në datën 2 tetor 2020 për lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinararin, miku i Arben Grorit, i njohur ndryshe si "Gjenerali". Relator i çështjes së gjyqtarit Kuqo është anëtari i KLGJ, Dritan Hallunaj, ndërsa dosja është përgatitur nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili kërkon shkarkimin e gjyqtarit nga detyra. Në 2 tetor, gjyqtari Kuqo duhet të paraqesë versionin e tij para KLGJ për të mbështetur ligjshmërinë e lirimit të Gert Gjinararin, ndërsa do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.

Dosja e gjyqtarit Kuqo është prova e parë e KLD për të goditur gjyqtarët e akuzuar për shkelje, sidomos ata që lirojnë nga burgu të dënuarit përjetë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë i zëvendësuar nga KLGJ në fund të vitit 2018 në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi, ‘blindoi’ kulturën e pandëshkueshmërisë në gjyqësor, duke referuar mbi 90 % të kërkesave për shkarkimin e gjyqtarëve, të akuzuar për shkelje. 

Po pse ILD kërkon shkarkimin e Markelian Kuqos? Në 14 shkurt 2019, gjyqtari Kuqo, me një vendim të shumëdebatuar vendosi të lironte me kusht nga burgu Gert Gjinararin, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali. Në Itali, Gert Gjinarari është dënuar dy herë për një sagë krimesh që nga trafiqet, veprimtari në kuadër të grupit kriminal. Në vendimin e gjyqtarit shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.

Vendimi i gjyqtarit Kuqo u rrëzua nga Gjykata e Apelit si i paligjshëm, por Gert Gjinarari tashmë ishte zhdukur. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i ngritur në janar të këtij viti, nisi një hetim gjashtëmujor, hetim i cili përfundoi në fund të muajt korrik 2020. Në përfundim të hetimeve, ILD i kërkoi  Këshillit të Lartë Gjyqësor të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo, me pretendimin se gjyqtari kishte konsumuar një sërë shkeljesh me vendimin e lirimit nga burgu të Gert Gjinararit.

Sipas dosjes ILD-së, gjyqtari i Korçës ka kryer shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të legjislacionit penale, duke bërë shtrembërim të fakteve dhe rrethanave, me qëllim për të nxjerrë nga burgu Gert Gjinararit. Më konkretisht, Kuqo, sipas ILD, ka zbatuar Kodin Penal gjatë kohës së dënimit të Gjinararit, sipas të cilit i dënuari me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht nëse ka kryer 25 vite burg dhe jo Kodin në fuqi që parashikon 35 vite burg.

Sipas dosjes së ILD, gjyqtari Kuqo duhet të zbatonte Kodin në fuqi, pasi rastet e fuqisë prapavepruese të ligjeve janë zgjidhur me një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë. Ndërkaq, për një rast të ngjashëm gjyqtari Kuqo i është referuar Kodit të ndryshuar, duke zbatuar drejt ligjin, duke kundërshtuar vendimin e tij për Gert Gjinararin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 29/09/2020 17:40

    Ne rast se eshte ne shkelje me kodin penal ne qafe paste veten ...por per te gjithe ato kuriozet ka klauzola ligji qe te lejon ta interpretosh ne favor te nje pale Apo tjetre. Ploteson kushtin e pse Jo mos lirohet!?

    Përgjigju
    • Toni: 30/09/2020 00:04

      sigurisht qe ligji eshte ceshtje intepretimi, por ne momentin qe i ben nje intepretim per te njejten procedure me dy ceshtje te ndryshme (pra lirimin ose jo me 25 vite apo me 35 vite) nuk mund te marresh dy vendime te ndryshme. Per me teper i njejti gjyqtar. Pastaj rezulton dhe precedenti, qe eshte serish pjese e ligjit. Nese me pare ke gjykuar te perdoresh ligjin e ri, edhe ne te ardhmen ate do te perdoresh nese nuk do kete kundershtim nga nje organ me i lart.

    • skipetari: 29/09/2020 23:46

      Ma va a china. Po na tregon klauzolat per kriminelet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano