Historia tragjike e djaloshit Shkodran që regjimi i mohoi fillimisht shkollimin e më pas i mori jetën për një motiv krejt banal. Lidhja e tij me piktorin Lin Delija dhe rrëfimet emocionuese të nënës së tij Zina Gjuraj.
Ditën që ktheheshin në shtëpi, nga kampi i internimit Tepelenë, fëmijët e Pjetër Delisë, nga Shkodra, mendonin se ferrin e kishin lënë pas e tashmë mund të ecnin përpara. Ishin të rrënuar, të dobët, të uritur.
Dy vite jetë në atë kamp internimi e kishin parë me sy vdekjen dhjetëra herë. Kishin mbijetuar e mbase fati do t’u buzëqeshte në vijim. Zina vajza e madhe e familjes Delia, ishte rreth 11 vjeç. Një pjesë të fëmijërisë e kishte kaluar në kamp.
Tashmë në Shkodër do të jetonte disa vite më të qeta e në fund të adoleshencës do të njihte edhe njeriun e jetës, me të cilin do të krijonte familje. Shoku i saj i jetës, mësuesi Rrok Gjuraj vinte po ashtu nga një familje që regjimi e kishte cilësuar armike.
Vetë Rroku ishte arrestuar kur ishte ushtar dhe ishte burgosur për dy vite në Gjirokastër. Pas martesës, Zina do e ndiqte bashkëshortin e saj në rrugëtimin e karrierës së tij të mëvonshme si mësues në fshatra të thella.
Familja do të rritej dita-ditës e mes tyre do të spikaste djali i madh, Bepini, i cili falë talentit si piktor e kishin cilësuar si gjeni. Por fati i atij djaloshi ishte tragjik dhe njëkohësisht plaga më e madhe në jetën e Zinës.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?
-
Kamala Harris
35.7%
-
Donald Trump
58.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K/ Ra në humnerë me vajzën 5 vjeç, arratisja nga Vermoshi e familjes së Vushaj
24 Shtator, 20:28
-
Dosja K/ Zhgënjimi i të persekutuarve të regjimit komunist prej Sali Berishës dhe integrimi i vështirë i tyre
17 Shtator, 22:34
-
'Dosja K'/ Zina Gjura: Si i shpëtova vdekjes në kampin e internimit në Tepelenë
3 Shtator, 20:40
-
Dosja K/ Historia e ushtarakut Edip Daci, 11 muaj terror në hetuesi dhe internimi në Bulqizë
16 Korrik, 20:32
-
'Dosja K'/ Zef Lekaj, kompozitori i 'Qingjit të vogël', muajt e vështirë të hetuesisë, ndërsa duronte torturat edhe pse i moshuar
4 Qershor, 20:28
-
'Dosja K' Zef Lekaj, kompozitori i 'Qingjit të vogël', me pranga në duar, arratisja dhe si fjeti në një varr të hapur
28 Maj, 13:56
-
‘Dosja K’/ Bedri Blloshmi: Revolta e Qafë Barit dhe krimet e fshehura pas saj
21 Maj, 21:02
-
Dosja K - Fatos Zdrava: Gjyshi im luftoi për kombin, por ne na burgosën dhe internuan
7 Maj, 21:00
-
Dosja K/ ‘Një dashuri në qeli, duke pritur ekzekutimin’, rrëfimi i pazakontë i të burgosurit
30 Prill, 20:18
-
'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë e komunizmit
23 Prill, 20:05
-
Dosja K/ Shefqet Gjana, antikomunist që 7 vjeç, 3 dosjet e zhdukura të Sigurimit
16 Prill, 15:31
-
‘Dosja K’/ Ekzekutimi misterioz i tregtarit 72-vjeçar, Xhevat Gabeci
9 Prill, 20:42