Arsimi i vënë i gjithi në shërbim të regjimit ishte një prej levave, përmes së cilës diktatura veproi dhe siguroi jetëgjatësinë e saj në Shqipëri. Përmes arsimit regjimi nxiste luftën e klasave që te fëmijët, ushqente dhe përhapte propagandën, luftonte çdo ndjenjë rebelimi, luftonte vetëbesimin dhe formatonte pak nga pak njeriun e ri, e përmes tij depërtonte dhe ndërhynte në zemër të shoqërisë, në familje.

Xhafer Sadiku, një prej studiuesve skrupulozë të periudhës së diktaturës, njëkohësisht një fëmijë i rritur në këto kushte, e ka zbërthyer arsimin si mjet në duart e diktaturës dhe së shpejti do t’u sjellë lexuesve një libër të ri studimor mbi këtë temë. Pas një rrëfimi personal me qasje mbi këtë temë, në këtë episod të Dosjes K, ai thellohet në disa drejtime, duke shpjeguar se si diktaturës, për të funksionuar në Shqipëri, i duhej të arrinte së pari ndryshimin rrënjësor të shoqërisë dhe se si portë hyrëse drejt këtij ndryshimi rrënjësor regjimi përdori arsimin. Duke skeduar që në ditët e para të regjimit të gjithë anëtarët e familjeve që i konsideronte armiq të komunizmit, vit pas viti e dekadë pas dekade diktatura i shtonte listat e familjarëve deri te fëmijët e vegjël të shkollave fillore. Ata skedoheshin dhe luftoheshin që në bankat e shkollës dhe më tej, në adoleshencën e tyre, u pritej çdo rrugë për t’u shkolluar e për të bërë përpara në jetë.

Përmes këtij mekanizmi, diktatura ushtronte kontroll dhe mbante në prapambetje të thellë gjithë shtresën e shoqërisë që e shihte si rrezik për pushtetin.

Xhafer Sadiku

Enver Hoxha, arkitekti i gjenocidit social e kulturor

Marrja e pushtetit prej komunistëve në fund të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri u shoqërua me një varg masash terrori dhe dhune. Përmes tyre regjimi komunist nënshtroi veriun e vendit, një popullsi e lidhur ngushtë me traditat, që binin ndesh me ideologjinë e re. Paralelisht eliminoi intelektualët dhe shtresën e pasur të popullsisë, të cilët i shihte si rrezik për pushtetin, dhe në fund të viteve ’50 nisi të aplikojë një plan më të gjerë e të strukturuar përmes të cilit ta mbante pushtetin sa më gjatë, për dekada me radhë. Në këtë plan të mirëstrukturuar ishte edhe përdorimi i arsimit për ndryshimin rrënjësor të shoqërisë shqiptare.

Xhafer Sadiku: Ai nuk donte thjesht ta ushtronte pushtetin, sepse këtë mund ta bënte dhe siç e bëri në vitet e para, që e bëri edhe nëpërmjet atyre që i kishte goditur. Por ai donte të ndryshonte shoqërinë, sepse shoqëria, nëse e ndryshon një herë, ti nuk e ndryshon dot më pastaj. Dhe ai e ndryshoi shoqërinë. Si e ndryshoi? Që në fillim caktoi persona të besuar që studiuan shoqërinë, se si ishin zakonet, si do futeshin, se ishin pak, si do futeshin. Atëherë u thanë agjitatorëve, që quheshin agjitatorë, do futeshin në popull ku kishte dasma, ku kishte vdekje, se si vinin gratë nëpër dasma, nëpër vdekje, çfarë thoshin, çfarë bisedonin. Kur bisedonin, këta të futeshin, të futnin propagandën e tyre, që këto zakone s’na bëjnë, nuk janë, nuk është mirë kështu, do të bëjmë kështu. Dhe këtë e bënë. Janë raportet e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Dhe këtë e bënë në vitet e para, e bënë në këtë mënyrë.

Synimi ishte familja, sepse traditat e hershme mbanin në këmbë një moral të shëndoshë dhe përmes tyre familja ishte e fortë. Për ta dobësuar familjen si koncept, regjimi implementoi qindra aksione kundër traditave që i quante të prapambetura, por që në thelb lidheshin me pronën, moralin dhe fenë. Si hap të parë regjimi ndërmori një sulm frontal ndaj familjeve të mëdha e me influencë, duke ua marrë pronat, duke i dobësuar lidhjet mes tyre dhe influencën që kishin në zonat ku jetonin, duke i burgosur burrat dhe më pas duke i luftuar edhe gratë, pleqtë e fëmijët, nëpër kampe internimi dhe nën një luftë të pandërprerë klasore. Të njëjtën strategji vijoi me familjet e pasura dhe intelektuale. Dobësimi i tyre dhe izolimi i plotë i siguronte regjimit terren për të indoktrinuar në qetësi pjesën tjetër të popullit.

Xhafer Sadiku: Shpërbënë familjet e mëdha. Familjet e mëdha që ishin bejlerë, agallarë e çfarë ishin këta të tjerët, i shpërbënë në fillim fare nëpërmjet reformës, se u morën tokat. U morën tokat, i futën në burgje. Futën në burgje meshkujt, mbetën gratë, mbetën kalamajtë, u shpërbënë si familje. Pastaj erdhën te familje të tjera, siç ishte familja e gjyshit tim, që ishin familje e këtij lloji. Goditi këtu duke i lënë të varfër, duke i izoluar. Ishte izolim politik. Nuk do vinte, po të vije atje tek unë, 50 vite në familjen time s’ka shkelur njeri, 40 vite motra e babait, 3 orë larg e kishte shtëpinë, nuk vinte. D.m.th., e studioi shoqërinë, futi njerëzit e vet, futi luftën e klasave, i terrorizoi. Nuk dilje dot nga shtëpia, se sa dilje nga shtëpia të thoshte kulak. Thoshte fqinji që e kishe aty, të thoshte kulak. Të dilnin, vinin në dritare dhe të godisnin në xhama, të thyenin xhamat: kulak. Fejoje vajzën ose djalin, menjëherë sa e merrnin vesh që ishte fejuar në X vend, vinin e u thoshin: po ai është kulak, si ia jep ti vajzën atij ose si e merr ti të bijën e kulakut.

Studiuesi Xhafer sadiku, në analizën e tij, vendos si kryearkitekt të këtij megaaksioni rrënues, doktatorin Hoxha.

Xhafer Sadiku: Kush i bënte këto? Koka e këtyre të gjithave ka qenë Enver Hoxha. Ka qenë Enver Hoxha. Jo rastësisht ai nuk dënohet, nuk denoncohet në shkrime, në këto. Pse heshtet? Heshtet si fazë e parë për ta rehabilituar prapë, sepse ai i mban të bashkuar këta, i bashkon vesi, krimet që kanë bërë në kohën e komunizmit. Nuk është krimi se më kanë arrestuar babanë dhe e kanë dënuar 15 vite për agjitacion e propagandë. Jo, nuk është ajo. Është krimi që ka bërë ndaj meje. Po fëmijët çfarë bënë? Po gratë çfarë bënë? Po plakat çfarë bënë? Plakat e bejlerëve të Këlcyrës, e shoqja e Islam Beut, e Muhamet bej Këlcyrës, që kishte mbrojtur Shqipërinë në 1919-n, në Konferencën e Versajës. U katandis rrugëve. Bija e Muhamet bej Këlcyrës u katandis, fshinte pazarin, ishte vetëm 18 vjeçe, fshinte pazarin e Këlcyrës dhe e tallnin: e bija e beut. Ishte vetëm 18 vjeçe, Shega Këlcyra. Me mijëra vajza, me mijëra gra, me mijëra pleq. Po fëmijët çfarë gabimesh bënë? Ky terror që këta i thonë luftë e klasave, jo luftë klasash se s’ka pasur klasa. Një klasë ka pasur: klasa e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe klasa e burokracisë. Ajo klasë që dhunonte të tjerët, ja ku i ke sot.

Siç thekson historiani Xhafer Sadiku, shkatërrimi i çdo elelemnti perëndimor sidomos në arsim, ka edhe një shpjegim psikologjik që lidhet me vetë diktatorin dhe udhëheqësit e tjerë komunistë rreth tij.

Xhafer Sadiku:  Enver Hoxha ishte vetë pa diplomë, ishte i padiplomuar, pavarësisht se si i ngrenë aurora e jo po, për mua që i lexoja arkivat dhe i kam lexuar, ishte njeri që përveç veseve të tjera, ç’rëndësi ka, nuk ka rëndësi, por rëndësi ka ajo ana sociale, ai kishte një urrejtje të madhe ndaj njerëzve sepse kishte vetë në Gjirokastër. Ai s’mund të krahasohej kurrë me Musine Kokalarin, ai s’mund të krahasohej kurrë me...

 Por edhe me të tjerët, me Drita Kosturin, me Liri Belishovën, me asnjë nga këta nuk krahasohet kurrë. Edhe ai kishte, e vuante shumë kompleksin e hatashëm të inferioritetit. Ai kishte, sepse Enver Hoxha nuk ishte nga familje, pavarësisht se thoshte parti e klasës punëtore ose parti, ai ishte, familja e tij ishte e mikrobogjezisë, s’ka lidhje ai me partinë komuniste, me atë. Turmave ai u nxiti urrejtjen për fqinjin e vet, u nxiti urrejtjen, u injektoi urrejtjen dhe pastaj funksiononte vetë urrejtja. Ai i goditi ata, goditi p.sh., të gjithë ata që kanë qenë në Francë në kohën e Enver Hoxhës, që ka qenë Enver Hoxha, të gjithë ata gati-gati u burgosën, Turdinjtë, disa nga Turdinjtë që kanë qenë atje, Foto Bala e plot të tjerë. Kanë qenë nga Korça pastaj, kanë qenë pedagogë, mbase nuk përfunduan në burgje Urim Kostava e këta të tjerët, shumë të talentuar. Ai kishte një kompleks të hatashëm inferioriteti përballë këtyre.

Sadiku vijon më tej analizën e tij duke u ndalur në disa fenomene të ndodhura në arsimin shqiptar të viteve të diktaturës, përmes të cilave regjimi i mbante familjet e kundërshtarëve nën kontroll të rreptë dhe terror e paralel me këtë, i zhyste pjesën tjetër të popullsisë në indoktrinim të thellë, përçarje dhe armiqësi. Fillimisht në shkolla hoqën disa lëndë dhe futën ën sistemi arsimor mësues që i bindeshin regjimit dhe përhapnin progandën e tij. Mësuesit parimorë i spastruan shpejt, i larguan nga arsimi, i arrestuan ose internuan në zona të izoluara.

Xhafer Sadiku: ...që kur morën pushtetin hoqën 3 lëndë, në nëntor të 1944-ës. Hoqën greqishten e vjetër, latinishten dhe logjikën dhe futën një lëndë që ishte lëvizja nacionalçlirimtare, me mësues militantët e partisë. Nëpër gjimnaze bënë këtë.

U bënë biografinë mësuesve të gjimnazeve, sidomos gjimnazit të Shkodrës, por edhe Gjirokastrës, por edhe Korçës, edhe i Tiranës po e po, edhe shkollës femërore, të gjitha këtyre u bënë biografinë. Afruan ata që ishin të tyre, me pikëpamje komuniste, të tjerët që ishin si figura të njohura për disidencë e për kështu, ata i burgosën. Dhe çfarë bënë pstaj? Për të plotësuar numrin morën njerëz që dinin vetëm të shkruanin e të lexonin dhe i bënë mësues.

Një hap tjetër që i ndihmone në përhapjen e propagandës dhe indoktinimit të thellë ishte censura, sidomos në literaturën që mund të binte në duart e nxënësve. Fenomeni i spastrimit të bibliotekave dhe ndrërhyrjet  në tekstet mësimore e shoqëruan diktaturën në të gjithë fazat e saj.

Xhafer Sadiku: Vendosën censurën. Në fillim fare pastruan bibliotekat nga literatura anglo-amerikane, në fillim fare, që në 1945-1946-n, e pastruan. Pastaj pastruan, kur u prishëm me Jugosllavinë, pastruan nga literatura jugosllave.

Përkthyen veprat e realizmit socialist të Bashkimit Sovjetik, përkthyen këto vepra. Pastaj u rregulluan përsëri me Jugosllavinë, në 1955-n, dhe aty filluan përsëri t’i pastronin bibliotekat, por këtë radhë në kahje të kundërt. Ato që kishin sharë, librat që shanin Jugosllavinë dhe Josip Broz Titon, u hoqën nga qarkullimi. Pastaj pastruan bibliotekën prapë kur u prishën me rusët, me sovjetikët. Pastaj e pastruan bibliotekën prapë në vitin 74, dhe pastaj, pastrimi i fundit i bibliotekës ka ndodhur në vitin 1985. Pesë herë është pastruar biblioteka shqiptare dhe është bërë kërdia, janë harxhuar miliarda lekë sepse janë djegur, janë kthyer librat në kartona vetëm sepse i dilnin armiq e tradhtarë këtij.

Pamje të shkrimtarëve të periudhës së regjimit nga dokumentari që ke...

Xhafer Sadiku: Letërsinë e realizmit socialist e ktheu në pamflete politike, letërsinë, e ktheu kundër fesë, e ktheu në vitin 66-67 që u bë ajo, konflikti që kishin këta shkrimtarët e rinj që kishin me këta të vjetrit. Hoqën këta të vjetrit dhe hynë këta të rinjtë në letërsi, në antologjinë e letërsisë. Unë kam qenë në shkollë në atë periudhë, kam qenë në 8-vjeçare që ishte, dhe Lei Feni na u bë një personazh neve, Lei Feni këtu, Lei Feni atje. Ose si një nga Skrapari, ishte një fshatar nga Skrapari, pa sy ai, dhe bënte nga 2 norma. Ose një çoban dhish kishte bërë planin e, realizonte nga një dhi bënte 150 litra qumësht. Ose një shofer punonte për shekullin XXI. Figura qesharake që ishin alogjike, që nuk kishin asnjë bazë fare.

Edhe në luftën kundër fesë, në fund të viteve’60, rejgimi angazhoi gjithë sistemin arsimor të vendit, duke e propaganduar këtë luftë si një kërkesë që vinte nga vetë populli dhe duke synuar të shuante besimin fetar në zemrat e fëmijëve  që në këtë fazë të hershme të jetes shkollore.  

Xhafer Sadiku: Ka bërë luftën kundër fesë. Ka mobilizuar mësuesit. Kanë prishur objektet e, kishat dhe xhamitë. Kanë prishur objekte që janë, objekti është me lekë, vlerësohet përpos të tjerave, e lëmë anën shpirtërore etj., etj., por marrim anën materiale. Këto janë lekë, librat qindra mijëra vëllime janë djegur, janë me lekë. Një album sa lekë bën? Një album cilësor që ishte atëherë, albumet e luftës, albumet e ushtrisë, albumet, vetëm se ishin figurat e Mehmet Shehut dhe të Kadri Hazbiut, i asgjësuan të gjitha. shkrimtarët u futën në burg, u vranë. Përse? Për poezi. Çfarë është poezia? Ndjenjë. Pse i këndonte një vajze ai, një luleje ose ku e di unë, për çfarë? Këta dhe këta flisnin në emrin tonë, në emër të popullit. Edhe dënimin kur ta bënte, ta bënte në emër të popullit. Pra, tërë sistemin arsimor ai e vuri nën kontroll....

Ishte fundi i viteve ’60. Pothuajse gjithë skenari diabolik ishte realizuar me përpikmëri deri tek rrënimi përfundimtar i besimeve fetare. Por edhe atëherë kur vetë komunistët mendonin se betejat kishin përfunduar, se çdo element që mudn të rrezikonte diktaturën e proletarialit isht eelemeinuar... diktatori dhe shpura e tij thanë jo. Lufta duhet të vijonte. Ndaj kujt? Ndaj fëmijëve në shkolla, të kësaj shtrese të përsekutuar.

Xhafer Sadiku: Në vitin 66, atëherë ishin disa të rinj që mbaruan shkollat, siç ishte Agim Mero e ndonjë tjetër, të cilët pedagogë në universitet që ngrinin zërin: tani klasa s’kemi, koletivizimin e bëmë, industrializimin e bëmë, klasa shoqërore s’kemi, ç’kuptim ka lufta e klasave? S’ka kuptim. Logjika e atyre. Çfarë ishte partia, Enver Hoxha, Spiro Koleka, Gogo Nushi e ca injorantë të tjerë të këtij lloji, që janë proverbialë në injoracën e tyre. e di çfarë bënë ata? Thanë: kemi mbeturinat e klasave të përmbysura. Kush ishin mbeturinat e klasave të përmbysura? Fëmijët tanë nga 6 vjeç, nga 5 vjeç,

Studiuesi Xhafer Sadiku ndalet në këtë argument duke shpjeguar se në lupën e Sigurimit të shtëtit nuk do të shpëtonin as fëmijët e këtyre familjeve që regjimi i cilësonte si armiq. 

Xhafer Sadiku: Janë 52 kategori të skeduara si kontingjent potencialisht armik, nga ku pritej të dilte armiku i klasës, armiku. 52 dhe këta u demonizuan, u masakruan, u persekutuan dhe e parë kjo në këndvështrimin juridik, politik, social, ky është një gjenocid social dhe kulturor. Mijëra e mijëra familje shqiptare, pa faj fare, janë lënë në prapambetje kulturore vetëm nëpërmjet këtij mekanizmi kaq kriminal të ndjekur nga Partia e Punës dhe nga Enver Hoxha.

Vetëm në vitin 1987 në mos qofsha i gabuar, në vitin 1987, kontingjente të hapura të regjistruar nga Sigurimi i Shtetit si kontingjente të hapura që ndiqej nga masat, nga vija e masave që quhej, ishin 67 000 gati, 67 000 shqiptarë.

Pastaj vit për vit shtonin të rinjtë. Vajza ime ishte 7 vjeçe kur ra regjimi komunist. I thoshin kulake, po kështu birit tim, ishte 5 vjeç. D.m.th. 4 breza: gjyshi, babai, unë, fëmijët e mi, 4 breza. Kjo parti, këta,

Të gjithë këto mekanizma, në dukje absurde dhe të pallogjikshme,  ishin në të vërtetë të mirëmenduara dhe kishin vendin e tyre të përcaktuar në makinerinë e përbindshme të diktaturës.  Përmes tyre regjimi nxiste luftën klasore dhe urrejtjen mes shqiptarëve e përmes urretjes forconte kontrollin, duke e bërë kështu të funksiononte të perfeksion diktaturën.

Xhafer Sadiku: Funksiononte sistemi sepse funksiononte urrejtja, urrejtja për tjetrin e mbante në pushtet. Lufta që populli do bënte midis njëri-tjetrit, në emër gjoja të luftës së klasave, atë e mbante në pushtet se ishte ai që i nxiste, pavarësisht se thoshin populli. Ai e kishte shkarkuar në këtë formë, thoshte: uji del i kulluar andej nga çezma lart, nga burimi, por turbullohet poshtë. Në fakt, ai ujë ishte i qelbur që në fillim, nga dilte. Ai ishte frymëzuesi,

Ai nuk i linte njerëzit të martoheshin. Ai thoshte: të mos marrë biri i një komunisti të marrë të bijën e, biri i një komunisti, - thoshte, - nuk duhet të marrë, ose i një oficeri, po i specifikonte, s’duhet të marrë vajzën e një kulaku. E kundërta ishte e vërtetë. Vajzat e komunistëve donin të martoheshin me bijtë e kulakëve, se ishin të pashëm e të bukur. Por kjo nuk i interesonte se ishte tip, deri këtu, imagjinoje deri këtu, se si i ndante ai. Po të lexoni veprat, ato arkivat sepse veprat i rregullonte Spiro Dede, arkivat, arkivat. Aty tregon fytyrën e tij të vërtetë, e kush janë ata, se kush kanë qenë. Një fjalor i varfër, inatçinj të mëdhenj. Pa asnjë faj, d.m.th., persekutonte fëmijët.

 Gongu i fundit ra dhe bashkë me të u shënua edhe fundi i diktaturës. Në ato ditë entuziazmi të fillimfiteve 90, bashkë me varfërinë ekstreme,  shqiptarët kishin dalë  me një plagë të madhe sociale e kulturore. Mbi 30 përqind e shoqërisë së kishte qenë për dekada me rradhë nën presionin e luftës klasore, nuk kishin mundur ti shkollonin fëmijët e tyre përtej 8 viteve  tëarsimit bazë. Vec tyre ishin mijëra e mijëra fëmijë në fshatra, në familje që nuk ishin t ëpersekutuar, por  që pas klasës së 8-të dergoheshin menjëherë në kooperativa si forcë e domosdoshme për ta çuar para sistemin e dështuar të kolektivizimit.  Të gjithë ato breza të rinjsh që  kishin dalë nga shkollat vetëm me 8 klasë, pa mundur të shkollohehsin aty ku ata kishin dëshirë dhe talent, u gjendën në fund të diktaturës në një udhëkryq të ri. si do ta përballonin jetën? Si do ti shërbenin familjeve dhe vendit të tyre? Këtëq panoramë suciale dhe kulturore përmend historiani xhafer sadiku kur e cilëson këtë fenomen afro gjysëm shekullor si nëj genocid social e kulturor. Ai vetë me gjithë fëmijët e tij doli nga diktatura me këtë gropë të madhe mungesash që duhet ti plotësonte.

Xhafer Sadiku: Në vitin 92 që u bënë ndryshimet, u deshën 4 vite ose 5 vite, se cikli akademik është 5 vite, deri në 1997-n, që të arsimoheshin bijtë e kësaj shtrese dhe pse e kishin kaluar moshën e tyre të rinisë, shumica e atyre, dhe me heroizëm kanë mbaruar studimet e larta, me heroizëm

Përballë korrupsionit të këtyre bastardëve që ishin, vinin nga një sistem i kalbur, dhe që ishin akoma pedagogë, ishin akoma, prapë këta ishin pedagogë dhe këta, me zotësinë e tyre, djem dhe vajza të asaj shtrese të martirizuar, e kaluan barrierën dhe u diplomuan. Ama u deshën 5 vite. Prandaj dhe ndodhi ajo që ndodhi në ‘97-n, sepse këta që i terrorizuan për 50 vite, nuk pranonin kurrë që viktimat e tyre të ishin të barabartë me këta. Nuk po kërkonin gjë ata, revanshizëm, ata po kërkonin thjesht një të drejtën e tyre. në atë kuadër jam arsimuar edhe unë, madje pak më vonë se të tjerët.

Studiuesi Xhafer Sadiku thotë më tej se fati deshi që në mesin e viteve ’90, edhe ai vetë të japë mësim në një shkollë të mesme. Duke se ka qenë një periudhë e vështirë përballjeje me kujtime të hidhura të moshësës së tij shkollore sepse ai thotë se duhet të përcillte tek nxënësit modelin e mësiesit që atij i mungoi aq shumë në atë moshë delikate.

Xhafer Sadiku: Që pas vitit 90, unë kam punuar në një shkollë të mesme, më ka ftuar drejtoria e arsimit në atë rreth ku isha unë, për të dhënë mësim sepse iku ai mësuesi që ishte, dhe për të dhënë lëndët shoqërore sidomos historinë për të cilën unë jam i pasionuar dhe letërsinë, këto lëndët shoqërore. Gjëja e parë që vajta në shkollë, m’u kujtua rinia ime, fëmijëria ime edhe u betova që kurrë nuk do t’i trajtoj në mënyrë të diferencuar. Ia arrita, me sa duket ia arrita sepse kam mirënjohjen e nxënësve dhe unë nuk i kam harruar.

ishte një shkollë më vete sepse pavarësisht se ne shpeshherë kujtojmë se mësuesi e njeh nxënësin, e kundërta është e vërtetë, nxënësi e njeh mësuesin. Nxënësi e njeh mësuesin sepse e njeh në mënyrën se si sillet me të.

Nga ajo kohë e largët e fëmijërisë së vështirë sot në analizën e fundit që i bën kësaj teme, që ka lënë gjurmë të pashlyera në jetën e tij, studiuesi Xhafer sadiku kujton faktorin kyc që e ka shpëtuar, një faktor që shpëton këdo, në të vërtetë, në çdo kohë dhe rrethanë....

Xhafer Sadiku: Edhe libri më ka shpëtuar, sepse më ka mbajtur atë, më ka rrethuar, kam mbajtur distancën nga të tjerët. E kam kuptuar se ata që më afroheshin, për çfarë më afroheshin? Është e thjeshtë. Duhej të lexoja.