Dosja K/ Ra në humnerë me vajzën 5 vjeç, arratisja nga Vermoshi e familjes së Vushaj

Tirane- Një histori arratisjeje në kufi, në ditët e fundit të diktaturës. Kjo është historia e rrëfyer në puntatën e sotme të emisionit "Dosja K' në Report Tv të gazetares Admirina Peçi. 

Bashkëshortja e Nikollë Vushajt, Xhuljana dhe vajza Nikoleta atëkohë 9-vjeçe tregon si u arratis familja me katër fëmijë të vegjël nga Vermoshi dejt Malit të Zi.

Ishte nëntori i vitit 1990 në Shkodër. Ishte caku i fundit i diktaturës. Ende dëgjoheshin lajme të hidhura. Vrasjet në kufi kishin tmerruar popullsinë në zonat kufitare, e megjithatë shqiptarët kishin nisur të iknin në të gjithë drejtimet. Ishte një valë që s’mund të ndërpritej pavarësisht ngjarjeve të përgjakshme që i prodhonte vetë regjimi në ikje, për ti frikësuar e frenuar njerëzit. 

Në këtë valë largimesh, vendos të arratiset edhe familja e Nikollë Vushajt. I vëllai i tij ishte arratisur pak kohë më herët e po ashtu edhe disa prej kushërinjve të tyre. Të gjithë ata ishin vendosur në Amerikë. Nikolla me bashkëshorten e tij Xhuljanën dhe katër fëmijët e tyre të vegjël, do ta ndërmerrnin aventurën e arratisë, edhe pse kishin dëgjuar dhjetra raste makabre vrasjesh në kufi. 
Ai prej më shumë se dy dekadash nuk i kishte shkelur ato male në Vermosh. Terreni nuk ishte më ai që kishte eksploruar dikur kur ishte I ri. Fëmijët ishin të vegjël, më vogla prej tyre ishte 5 vjeç, po ashtu e rruga ishte shumë e mundimshme.

Sot bashkëshortja e tij Xhuljana dhe vajza Nikoleta që në kohën e arratise ishte vetëm 9 vjeç i tregojnë me emocion orët e gjata e të vështira të asaj arratie. Shikoni videon.
 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)