“Dosja K” rikthehet në ekran, histori të rralla nga kampet e vdekjes në Tepelenë

Rikthehet sonte në orën 20:55, në ekranin e Report Tv,  “Dosja K”, seria e dokumentarëve me historitë e komunizmit, ideuar dhe realizuar nga gazetarja Admirina Peçi.

Në kujtesën e publikut mund të rikthejmë Marien, vajzën e Lasgush Poradecit e cila ndër të tjera zbuloi historinë e rrallë të poetit që nuk pranoi të shkruante poezi për Enver Hoxhën, duke deklaruar se “më mirë vriste veten se sa të shkruante për diktatorin”.

Po ashtu e rrallë ishte historia e Gjergj Simonit, mbi qëndresën e tij si meshtar gjatë gjithë viteve të regjimit komunist.

Historia e Gjelë Gjikolës, gruas që i vdiq vajza 3 vjeç në kampin e Tepelenës, ishte një prej historive më tronditëse të sezonit të parë, e po ashtu edhe historitë e një varg personazhesh me eksperienca të rralla nga burgjet komuniste sidomos nga Spaçi apo Qafë-Bari.  Ndër historitë që shfaqi më shumë interes, ishte rrëfimi i rrallë i mësuesit të matematikës Gjeto Vocaj, i cili zbuloi në vitet 60-të një gjeni 6 vjeçar në fushën e Matematikës, Nikë Kodra, zbulim që iu kthye më vonë në një boomerang,  me drama të njëpasnjëshme në jetën e tij.

Pas një sezoni të ngjeshur me 18 histori, që dëshmonin përballjen e vështirë të popullit shqiptar me regjimin 45 vjeçar të Enver Hoxhës, sezoni i ri premton të tjera histori të rralla qëndrese, persekutimi, padrejtësish, por edhe histori frymëzimi, mbushur me emocione, ngjarje të panjohura dhe përjetime të veçanta.

Sezoni i ri hapet sonte me një rrëfim të rrallë të një prej të mbijetuarve të kampeve të Turanit dhe Tepelenës. Një shtegtim përmes kujtimesh dhe një udhëtim real drejt këtyre dy kampeve duke zbuluar detaje të rralla mbi jetën aty, urinë, vdekjet, historitë plot sekrete të varrezave të zhdukura, por edhe triumfin dhe qëndresën e atyre që ia dolën të mbijetojnë.

Sonte zbulojmë gjurmët e mbetura nga kazermat, dhe ambientet e tjera të këtyre kampeve, deri tek rrethimet me tela me gjemba brenda të cilëve mbaheshin të izoluar për afro 5 vjet fëmijë gra dhe pleq. 

Ndërsa kampi i Tepelenës njihet nga shumë prej nesh, për kampin e Turanit, ku ndodhën vdekjet masive të fëmijëve të internuar,  nuk di pothuajse askush, asgjë. Pamjet ekskluzive nga ai kamp dhe rrëfimet e Klora Merlikës, sjellin për herë të parë të prekshëm realitetin tragjik të historisë së tij.  

Na ndiqni sonte në emisionin e  parë të sezonit të ri të ‘Dosjes K”, vetëm në Report Tv!

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë