Dosja "Kokaina", Gjykata e Apelit
nuk u jep lirinë "baronëve të drogës"

Dosja nuk u jep lirinë "baronëve të drogës"">
TIRANE- Kanë kërkuar t`i shpëtojnë qelisë, 5 nga 9 të arrestuarit e grupit ‘Kokaina’. Ndonëse asnjë prej tyre nuk ka qenë në sallën e gjyqit të Apelit të Krimeve të Rënda, avokatët mbrojtës kanë tentuar të bindin gjykatën se klientët e tyre, janë të pafajshëm. I vetmi që ka pranuar publikisht një farë fajësie ka qenë avokati mbrojtës i Ilir Hysenit, i të konsideruarit; koka e grupit.

Avokati është kapur pikërisht në këtë fakt për të sqaruar se Ilir Hyseni, ishte në laborator në momentin e ndërhyrjes së policisë, por që ai nuk është kreu i grupit dhe se nuk kishte lidhje fare me grupin tjetër të të arrestuarve. Gjithashtu, mbrojtësi i Hyseni, ka sqaruar edhe pozicionin e femrës, që mendohet se është e dashura e klientit të tij, duke iu thënë shqiptarëve se Iliri dhe Pranvera janë thjesht miq dhe se kjo e fundit shpejt do të mbërrijë në Shqipëri për të sqaruar pozicionin e saj në historinë e një prej trafiqeve më të mëdha të kokainës në vendin tonë. 

Dje
Kështu, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, refuzoi lirimin nga qelia të 5 nga 9 të arrestuarit e laboratorit të drogës në Xibrakë. Në gjykatë, kërkuan lirimin nga burgu dy vëllezërit Arjan e Kelmend Dalipi, Sajmir Batku, Kastriot Imeri dhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit. Të dyshuarit nuk u paraqiten në sallën e gjyqit, ndërsa avokatët kërkuan lirimin e tyre me argument të ndryshme, duke qëndruar tek pretendimet e mbajtura edhe në momentin e arrestimit.

Mësohet se avokatët e Ermal Hoxhës, ngritën të njëjtët argument se klienti i tyre nuk kishte lidhje me trafikun, por ishte vetëm një taksist i thjesht për dy kolumbianët kundrejt parave. Edhe vëllezërit Dalipi pretenduan se nuk kanë lidhje me drogën, pasi ndërtesa i ishte dhënë me qira Gentjan Gjonajt. Ndërsa Kastriot Imeri kërkoi të lirohet, duke pretenduar se ai vetëm i kishte lyer makinën Ilir Hysenit dhe jo modifikuar. Pavarësisht këtyre, të dyshuarit mbetën në burg, ndërsa Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj dhe dy kolumbianët nuk kanë preferuar të ankimojnë vendimet e arrestit.

Hyseni
Ilir Hyseni pranon akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, por nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare. Ka qenë vetë avokati i tij, Ferdinand Doja i cili në seancën që po zhvillohej në Gjykatë ka theksuar se klienti i tij nuk ka apeluar masën e arrestit me burg, duke pranuar akuzën, pasi është kapur në flagrancë nga ana e policisë. Sa i përket hyrje-daljeve të Hysenit nga Shqipëria, sipas avokatit, kjo ka ardhur pasi ai nuk ka qenë në kërkim, por nga ana tjetër avokati pranon se klienti i tij ka pasur probleme me drejtësinë në Kanada: “Nuk kam apeluar masën pasi klienti e pranon që është kapur në flagrancë.

Klienti nuk pranon të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Nuk bëhet fjalë që ai të ketë këtë mendje, dhe kur është parë në media lidhur me këtë qëndrimi i tij ka qenë jo. Ai në Europë nuk është i kërkuar, më ka thënë se ka pasur një problem në Kanada. Kam folur në telefon me Pranvera Ebeling, s'ka lidhje me trafikun, shumë shpejt do të vijë në Shqipëri dhe të thotë të vërtetën”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë