Dosja ‘Xibraka’ shtyhet gjyqi
te Apeli i Krimeve të Rënda

Dosja ‘Xibraka’ shtyhet gjyqi<br />te Apeli i Krimeve të Rënda
TIRANE-Shtyhet seanca e parë te Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda për dosjen ‘Xibraka’ ku mes 9 të dënuarve është edhe nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. 
 
Pas vendimit të Shkallës së Parë në korrik të këtij viti dosja është zhvendosur në Apelin e Krimeve.

Nipi i diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 10 vite burg.

Në Janar të vitit 2015 në Elbasan u zbulua një laborator kokaine si dhe u vendos në pranga nipi i Enver Hoxhës dhe disa persona të tjerë.
 
Dënimet nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda
13 vite burg për Genc Xhixaj
10 vite burg për Ermal Hoxhën
12 vite burg për Ilir Hysenin
10 vite burg për Arjan Dalipin
11 vite burg për Gentian Gjonaj
12 vite burg për Cesar Avila dhe Valther Moreno.
11 vite burg për Kelmend Dalipn
13 vite burg për  Sajmir Batku

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë