Dosja ‘Meta’, sot seanca paraprake në GJKKO! Avokati i ish-presidentit pas dhunës në Vlorë: Jam bej! Kryemadhi: Kam ardhur si intelektuale!
Sot në GJKKO mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë.
Sot në GJKKO mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë.
Avokati i ish presidentit, Kujtim Cakrani është paraqitur sot në gjykatë pasi u dhunua nga dy persona në Vlorë dhe përfundoi në spital.
Në një komunikim të shkurtër me gazetarët, ai theksoi se nuk i ka ndodhur asnjë gjë dhe se është si një bej, si një hekur që përthyhet por nuk thyhet.
“Nuk i ka ndodhur asgjë avokatit, avokati është bej. Belerët janë si hekuri që përthyhet por nuk thyhet. Beteja vazhdon” , u shpreh avokati i Metës.
Ndërkohë nga ana tjetër Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me gazetarët.
“Kam ardhur sot si intelektuale. Sot kam mbrojtjen, jam bërë me gjithë këto letra gati”, tha Kryemadhi.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit të vitit të kaluar, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.