Dosja 'Partizani'/ Meçe: Sulmi i doktorit ndaj gazetarëve do i kthehet bumerang! Alban Duraj: Veprime të trasha, tjetërsimi i Porto Romanos nga Berisha tek Fazlliç

Dosja e SPAK për aferën Partizani ku implikohet familja Berisha vijon të diskutohet teksa në dritë dalin fakte të reja nga hetimi dhe akt-akuza e Prokurorisë së Posaçme.

Studio Live, analisti Arben Meçe u ndal edhe tek kërcënimi i Berishës ndaj gazetarëve që nxjerrin detaje nga dosja. Meçe thotë për Arbër Hitajn se Berishës ky kërcënim mund t’i kthehet në bumerang.

'Është një dosje jashtëzakonisht e ndërtuar me logjikë ekspertize ligjore dhe profesionale. Nuk kam parë dosje të tilla. E kopsitur. Ballafaqimi me këtë realitet e ka shqetësuar doktorin. Në çdo hap që do flas, do ballafaqohet me disa të vërteta që gozhdojnë në aspektin ligjor. Doktori që e njeh mirë politikën, është person që e ndërton fabulën në sekondë, këtë situatë nuk arriti ta kontrollonte.

E dinte që ajo deklaratë ishte bumerang për të. Historia 30 vjeçare ka dhjetra prova që deklarata të kësaj natyre, apo % në artikulim i ka anatemuar. Është kthyer çështja, analizonim sulmin që kundërshtari bënte medias. A do e pranoj që e bëri me ndërgjegje diçka të tillë. Dha shenja që është jashtë kontrollit. Është shqetësuese sepse argumentet ligjore që janë paraqitur nga ekspertë teknikë, janë dokumente absolutisht mbërthyes. Janë kopsitur me kronologji, kupton shumë qartë si një film një ngjarje që bën një vepër penale.'

Avokati Alban Duraj sheh si shumë të trashë tjetërsimin tek Porto Romano, blerjen me vlerë mjaft të ulët dhe shitjen tek Fazllic me vlerë shumë të lartë.

'Nuk kam shumë informacion për dosjen. Me aq sa kemi parë në media. Ka disa momente që nuk e kuptoj tek Porto Romani kur janë bërë tjetërsime, blerja nga Berisha dhe pastaj nga Fazllic. Veprime të trasha, gjëra që na bëjnë të dyshojmë që mund të ketë pasur një i informacion pjesëtarë të familjes Berisha të tjetërsimit apo rritjes në këto transaksione. Duken shumë të trasha. Një qytetar i thjeshtë shkon i pandehur, mendoj se drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Pushtetarët që kanë qeverisur, për 4 dekada tani dhe duhet të shikohet me profesionalizëm. Mendoj se ka elementë të veprës penale, gjykata vendos. Veprime të trasha që qytetarë të thjeshtë kanë shkuar në burg dhe kanë marrë dënime. Mendoj se ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.'

Ndërsa sa i përket goditjeve të SPAK, që momentalisht nuk ka asnjë ish zyrtar të opozitës të dënuar, në ndryshim me atë që po ndodh me kampin e mazhorancës, Meçe thotëse kjo është normale pasi emergjenca është për ngjarjet aktuale.

'Ka një logjikë. Nëse gjithë përfaqësues që mund të kalojnë në SPAK, kanë një aktivitet para 10 vjetësh i lë ata në pritje. Sot Shqipëria, korrupsioni është nga sëmundjet më të mëdhaja që ka Shqipëria. Një nga instrumentet që po përdoret tashmë është dhe SPAK. Është normale që emergjenca e SPAK të drejtohet drejt ngjarjeve të tashme që sjellin dëm në shoqërinë shqiptare. Kjo është arsyeja që kemi më shumë nga PS. Janë pushtetarë aktualë, dhe jo të së shkuarës.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Arben Meçe: SPAK zbërtheu skemën 'bli lirë, shit shtrenjtë'! Me mekanizma ligjorë u përvetësua toka! Nuk duhej privatizuar objekti

 

Analisti Arben Meçe sqaroi se si SPAK zbërtheu skemën e familjes Berisha në aferën 'Partizani'. Duke dekriptuar dosjen e akt akuzës në Studio Live për Arbër Hitajn, Meçe thekson se SPAK ka zbërtheu skemën 'bli lirë, shit shtrenjtë'.

'SPAK zbërtheu skemën, bli lirë shit shtrenjtë. Rasti i Porto Romanos, në një periudhë ku tregu nuk ndryshoi toka u ble me vlerë të ulët dhe u shit me vlerë shumë të lartë. Këtu blerjet nuk kalojnë në agjencitë imobilare, por drejtpërdrejtë. Por ka mbetur gjurmë. Ky person që e ka blerë shtrenjtë, në logjikën e SPAK, haraçin që duhet ta paguante në një vend e ka ofruar pranë personave nëpërmjet një mekanizmi, blerjes dhe shitjes. Në këtë mekanizëm ka rënë dhe ish prokurori i Shqipërisë.

E dyta ‘presta nome’. Ka funksionuar. Në Gjirin e Lalëzit, një person bën punën dhe një ditë me mekanizma të shitjes me vlerë të vogël dhe marrjes mbrapsht me vlerë shumë të lartë. Diferenca që vjen prej politikës bli lirë dhe shit shtrenjtë. Tjetra mekanizmi ligjor për të përvetësuar tokat. Flitet për persona që kanë privatizuar toka, fisi i Malltezit. Ligji ka njohjen dhe kthimin. Këto toka fisit, i janë njohur më parë, por nuk iu kthyen sepse terreni ishte shtetëror. Sipas ligjit nuk lejohej të ktheheshin, njiheshin por nuk ktheheshin.

Me tu bërë kryeministër Berisha ndryshon ligjin për kthimin e pronave, fut një paragraf kthehen të gjitha pronat e ushtrisë. Sa prona të tilla janë? 250 dhe u kthye 1. Trajtohen si prona publike shtetërore. Ky ligj nuk të lejon ta bësh një gjë të tillë. Janë prona sport. Bëhet një ligj tjetër që këtë ngërç e sposton. Nuk ka kohë. Atëherë njihen pronat në kundërshtim me ligjin. Si duhej vepruar? I ndryshoje destinacionin meqë ke pushtetin. E transferoje tek Ministria e Ekonomisë. A-ja e procedurës nuk duhet bërë kthimi i këtyre pronave. Edhe pse janë shpallur pronar në kundërshtim me ligjin. Nuk duhej privatizuar ky objekt. Berisha brenda 4 muajsh ndryshoi ligjin. Ligjin për sportin, sikur e ka bërë për të.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës