Pëllumb Gjoka i përfshirë edhe në dosjen e tjetërsimit të pronave në Velipojë! Përgjimet e ‘Sky’, biznesmeni i kazinove i implikuar edhe në trafik droge

Pëllumb Gjoka i përfshirë edhe në dosjen e tjetërsimit të pronave në Velipojë! Përgjimet e ‘Sky’, biznesmeni i kazinove i implikuar edhe në trafik droge

Biznesmeni i kazinove, Pëllumb Gjoka

Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK e koduar Metamorfoza, operacion që ka çuar në arrestimin e biznesmenit të Velipojës, Pëllumb Gjoka, ish Shefit të Operacionales, Oltion Bistrit, kryeprokuriorit të Kukësit Xhevahir Litës, anëtari i bandës së Bajrave, Astmer Bilali si dhe shoqëruesi i Pëllumb Gjokës, Edmond Preka.

Në dosjen e siguruar nga gazetar Elton Qyno, thuhet se biznesmenit Pëllumb Gjoka, SPAK po kryen hetime dhe për trafik droge nga vendet e Amerikës Latine në disa vende të Europës.

Mes të hetuarve janë dhe Ervis Martinaj, Behar Bajri dhe shumë persona të tjerë.

Ndërkaq emri i biznesmenit Gjoka përmendet edhe në një dosje për tjetërsim pronash në Velipojë.

Padia është bërë në SPAK nga dy kushërinj të Pëllumb Gjokës, Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi në janar 2023 nën akuzën Falsifikim dokumentesh, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.

Nënë e bir pretendojnë se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hotaj dhe se pasuritë e paluajtshme të saj janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me disa persona. Tashmë ky kallëzim është bashkuar me dosjen e vrasjeve, duke formuar një procedim të vetëm me Nr.41.

Në përgjime, është lajmëruar fillimisht nga ekzekutori që rezulton Denis Brajoviç (në kërkim), Behar Bajri, i cili më vonë i ka dhënë lajmin biznesmenit, Pëllumb Gjokës rreth mesnatës.

Pasi kreu me sukses porosinë e Ervis Martinaj, Pëllumb Gjoka priste shpërblimin e tij. Ai kërkonte të vriste Kleant Musabelliun, të cilin priste t’i merrte hakun për plagosjen e disa viteve më parë.

Sidoqoftë, ndonëse Pëllumb Gjoka kishte përgatitur çdo gjë me detaje atentati ndaj ish drejtorit të Burgjeve, dështoi në rrethana që edhe sot rezultojnë të paqarta.

Kujtojmë se çkodimi i mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro” nxori zbuluar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar pjesë e të cilëve u arrestuan më 27 korrik nga SPAK. Emrat e parë që tërhoqën vëmendjen e opinionit, ishte arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Grupit të Operacionales, Olti Bistri.

Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të pleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn,  Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
‘Gjoks, o Kapedan u kry!’, Kolombo e Lopata çfarë nofkash përdornin të arrestuarit e SPAK! Përgjimet nga ‘Sky’, si e thërrisnin Ervis Martinajn

1691095566_pellumbgjokaervismartinaj.jpg

Nga megaoperacioni i SPAK përpos përgjimeve, janë zbuluar nofkat që Ervis Martinaj, anëtarët e bandës së Bajrit, ekzekutorët dhe Pëllumb Gjoka e thërrisnin njëri-tjetrin.

Gjithçka arriti të zbulohej nga përgjimet e ‘Sky’ që tashmë janë zbërthyer nga SPAK.

Ende nuk është bërë e ditur se kujt i referoheshin me disa prej nofkave, por deri tani është kuptuar që nofka ‘V’ i përkiste të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, Kolobo (Pëllumb Gjokës) ndërsa Kapedan, Behar Bajri.

"Lopata", "Kapedani", "Kolombo", "Dori", "Daci", "Denis" apo "V" një simbol që nënkuptonte Ervis Martinaj, janë disa prej nofkave të zbërthyera nga SPAK që çuan në arrestimin e 8 personave dhe shpalljen në kërkim të 7 të tjerëve.

Nofkat janë zbërthyer nga SPAK dhe BKH falë hetimeve të koordinuara me drejtësinë Franceze.

Ora 22:32
Atentati i dështuar i Kleant Musabelliut, si u përgatit ‘porosia’ për Pëllumb Gjokën! Behar Bajri dhe shoferi i biznesmenit: Sot kemi me kry i punë, ishalla do Zoti ja dalim

1691094874_Capture.JPG

Pasi kreu me sukses porosinë e Ervis Martinaj, Pëllumb Gjoka priste shpërblimin e tij. Ai kërkonte të vriste Kleant Musabelliun, të cilin priste t’i merrte hakun për plagosjen e disa viteve më parë.

Sidoqoftë, ndonëse Pëllumb Gjoka kishte përgatitur çdo gjë me detaje atentati ndaj ish drejtorit të Burgjeve, dështoi në rrethana që edhe sot rezultojnë të paqarta.

Pjesa nga biseda:

Pëllumbi i shkruan: Kur mendon? Në orën 18:11?

Behari i shkruan, nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryehet puna jote.

Pellumbi i shkruan, Ok vëlla.

Behari i kërkon që, fol me "Benin" dhe të gjej një vend ku të lënë një makinë "pune" sonte sepse skan ku ta lënë.

Pellumbi i shkruan, kur duhet me fol se nuk kam kështu telefoni. Duhet me fol sot apo nesër?

Behari i shkruan që, sonte a mundet me lënë një makinë pune, a mundet ma e lënë se skam ku ta lej. Ku është se e takoj unë dhe flas gojarisht.

Pellumbi i shkruan, vëlla nuk ka "Skai" ai. Ok po e pyes dhe të them. Ai është tek lokal, apo shkon aty? ESHOP

Behari i shkruan, mirë se po iki. Se jam rrugës duke ardh për Shkodër.

Në orën 19:52, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e QPDLP7, i paidentifikuar dhe ky i fundit e pyet nëse je në Shëngjin sepse pash BMË në xhiro.

Gjithashtu ai i tregon që ke FNSH në xhiro dhe të bëj kujdes.

Në orën 20:52, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Ky i fundit i tregon që, sapo jemi nisur për të marrë këtë djalin, sepse tani kanë ardhur. Jam duke e pritur sapo kalon "gjelin".

Në orën 23.59, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.

Behari i shkruan që, ...sot kemi për të kry një punë dhe Edmond Preka shprehet duke i thënë "...Ishalla, don zoti...".

Ora 22:10
Përgjimet e ‘Sky’/ Vrasja e Gjin Boriçit, Behar Bajri i dha lajmin për eliminimin e tij Pëllumb Gjokës: Ok vëlla, kjoft me Zotin, ik fli tani

1691092359_pellumbgjokabeharbajri.jpg

Përgjimet e ‘Sky’ të cilat kanë vënë pas hekurave zyrtarë të lartë e eksponent të krimit kanë nxjerrë zbuluar misteret e vrasjeve të bujshme siç ishte ajo e Gjin Boriçit.  

Në përgjime, është lajmëruar fillimisht nga ekzekutori që rezulton Denis Brajoviç (në kërkim), Behar Bajri, i cili më vonë i ka dhënë lajmin biznesmenit, Pëllumb Gjokës rreth mesnatës.

Vrasja e Gjin Boriçit rezulton te jetë kryer nga Denis Brajoviq, i cili në një nga bisedat i shkruaj Behar Bajrit:

"...Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka...".

Nga kjo bisedë del qartë se arma është bllokuar ndërsa viktima edhe pse ka qenë në grahmat e fundit të jetës , rezulton ti ketë folur autorëve.

Pas vrasjes Behar Bajri ka njoftuar në mesnatë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku me tyre zhvillohet kjo bisedë:

Behari: "...u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai...

Pëllumbi shprehet: "...ok vëlla..., kjoft me zotin, futja gjumit tani...

Behar Brajoviq (Bajri) ka pasur rolin e organizuesit dhe koordinimit të të gjithëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasin Gjin Boriçi (Ndoj).

Edmond Preka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e transportimit të ekzekutorëve nga vendi ku do të digjej automjeti në një vend të sigurt për të kaluar natën.

Ndërsa biznesmeni strategjik, Pellumb Gjoka, ka pasur dijeni të plotë që do të realizohej vrasja e organizuar nga Behar Brajoviq dhe ka ndihmuar këtë të fundit duke u interesuar për fshehjen e automjetit që do të përdorej nga ekzekutorët për realizimin e vrasjes.

Pak pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu u gjet e djegur një makinë që dyshohej se i përkiste autorëve. Makina e djegur  tip "Benz" me targa AA 346 LC të cilat figuronin që ishin denoncuar të vjedhura që më 20 qershor të atij viti në Ishëm

Tre vjet më pas, 27 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme SPAK informon se ka zbuluar autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë.

Kanë qenë mesazhet e dekoduara në “Sky” dhe “Encro chat” që kanë zbuluar autorët dhe se Ervis Martinaj donte të vrarë  Ndojin.

Nuk dihet shkaku pse Martinaj e donte të vrarë Ndojin. Ishte Gjoka më pas, që pajtoi Behar Bajrin në Shkodër për të kryer ekzekutimin. Bajri edhe pse kërkoi vrasës jashtë, u detyrua ta kryente vetë porosinë bashkë me ndihmësin e tij Denis Brajovic.  Atëkohë u fol se Ndoji dhe Bajri ishin shokë dhe të dyshuarit i shkuan viktimës në varrim, pinë kafen e ngushëllimit në familjen e tij.

Nga bisedat e përgjuara duket që Bajri dhe Martinaj kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Bajri eliminoi Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të vriste Kleant Musabelliun, vrasje të cilën e kërkonte Pëllumb Gjoka pasi Kleanti kishte tentuar ta vriste në 2017. Vrasja e Kleant Musabelliut nuk u realizua.

*Dosja 'Metamorfoza' u sigurua nga gazetari Elton Qyno. 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 04/08/2023 09:25

    Tan ato krime qe ka ba denisi i fort asht geni qe del neper shkoder e gjuadol ne kafe . Po hajt se tesh i gezoni ato prona e ato lek qe keni ba

    Përgjigju
    • Per shkodre: 04/08/2023 11:32

      A thu njerezit e gjinit ( gjithmone nese ka) a do tju kunderpergjigjet dobracit apo ska mundesi ta bojn ket gjo?

    • Per shkodren: 04/08/2023 10:26

      Ndojt e kan kerku gjakun tek lict, se Genin se kishin ba per burre, tesh e mbrapa Genin se shef as ne dritare.

  • Komisari: 04/08/2023 07:37

    Keto pseudonime jane kot derisa te zbulohet se kush eshte ZEQOJA...

    Përgjigju
  • Prokurori: 04/08/2023 06:55

    Kan dash me vra genc tafilin??? Hajt tani se aty brenda i rregullon vllai i tij. Do bohet drejtesi o kshu o ashtu

    Përgjigju
  • tomi: 04/08/2023 04:10

    ky gjoka me shoket e tij duhen te varen me mes te shkodres..enveri i vinte hakut ketyre....

    Përgjigju
  • polic i para 90: 04/08/2023 04:06

    keto banda duhet te c'rrenjosen nga qyteti i shkodres,,,pppulli i shkodres te shkoje dhe ti rrethoje aty ku kane shtepite dhe ti vrase te gjithe me kuc e me mac,,,vetem keshtu bie ne qetesi shkodra dhe shqiperia...as mos i flisni..as mos i jepni muhabet..as mos i jepni pune...as mos u ulni ne lokal kur jane aty..

    Përgjigju
  • Rita: 04/08/2023 02:05

    Gjoba, grabitje dhe shantazhe. Bonus per policine e Shkodres se do zbulohen 99% e krimeve te pazbuluara. Buk investimesh ne Shkoder tashti

    Përgjigju
  • Dobrac dobrac: 03/08/2023 23:58

    Kur asht vra bardh lici nga smer bilali dhe behari ata jan. largu me makinen e ben dekovit masi djegen makinen personi i cili del edhe ne pergjime (fol me benin ) ky asht ben dekovi

    Përgjigju
    • ???????????: 04/08/2023 10:15

      Kush eshte ky? Cfare pozicionit ka?

  • Mario: 03/08/2023 23:47

    po ky drejtori i burgjeve sa lek paska dhene te mos denohet per atentatin apo mos e ka nxjerre kush me pagese per te perfunduar ate qe nisi nuk eshte edhe aq e qarte

    Përgjigju
  • Lulezefi: 03/08/2023 23:19

    po kjo njihet shume mire si fallxhorja e lacit gruaja e gjergj zefit, duket sa paskan dal nga dosja e spak keto info. Fallxhorja qe tund koken si pule me nam te madh ne Lac

    Përgjigju
  • Marjus: 03/08/2023 22:35

    Investitori strategjik i rames, drejtuesi i fushates se benet becit ne shkoder. Sa turp per qeverine.

    Përgjigju
  • Gazepi: 03/08/2023 22:21

    Ehhh sa emra do dalin e sa ngjarje do zbulohen. Problemi asht se sdo kete vend neper burgjet e kerij vendi.

    Përgjigju
    • Kabashi: 04/08/2023 12:46

      Rezart. E di vete ti pastaj si te shkon puna pastaj. Perfundimisht me burg do shkonibte tan

    • Ju ka ba me hije: 04/08/2023 12:40

      Po pse te shkon mendja te Mariani o Shabe apo ta ka ba jeten malore ne dogane. Sa degjoni pseudonime tmerruese mendja direkt te gazepi doganes. Edhe Rama e ka frike gazepin. Ne spak do shkoni te gjithe ju grabitsat e doganave e tatimeve me ne krie spiropalin e 5 miljonve.

    • Marjani: 04/08/2023 12:33

      Ate po pres me me thirre qe ti dhe patronazhistat si pune jote mos te flini gjume

    • shaban hurdha: 03/08/2023 23:07

      ik o marjan lacaj se t kerkon spaku

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës