Dosja/ Plagosi inxhinierin e ERE-së, një javë më parë efektivi e kishte kërcënuar me jetë! Dhunoi gruan derisa e mësoi më kë e kishte tradhtuar

Tirane-  Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erjon Goxharën. Efektivi i policisë plagosi më 19 gusht inxhinierin e ERE-së pasi kishte pasur një flirt me bashkëshorten e tij.

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron dosjen hetimore. 

Nga dëshmitë që janë dhënë para grupit hetimor, mësohet se flirti kishte ndodhur shumë vite më parë por se në janar të 2024 Erjon Goxhara kishte këmbëngulur për të zbuluar se kush ishte.  

Gjatë dëshmisë gruaja ka pranuar se ka pasur vetëm një herë raport intim vite më parë me Lorenc Kostën dhe pas pas këtij momenti, kontaktet me këtë të fundit kanë qenë vetëm për çështje pune.

Gruaja ka treguar se nga janari 2024, Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, “duke u fiksuar që mund ta tradhëtonte e më pas presion psikologjik deri dhe dhunë fizike”, ndërsa një javë para se të ndodhte konflikti tek ‘Komuna e Parisit’ e ka kërcënuar me jetë.

“Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më pare. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t'i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.

 

Edhe i biri ka pranuar se dy prindërit prej një muaji kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje për shkak të flirtit

Edhe nipi i Erjon Goxharës pranon se daja i tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe "shpeshherë tregonte se do vriste veten' 

Ka pranuar se dhe nusja e dajës së tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe e tronditur.

Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale është pyetur dhe një koleg I Lorenc Kostës.

E.R ka thënë se rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpis. Pasi ka shkuar në vend E.R e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë.

Dosja u sigurua nga gazetarja Keti Banushi.

Lajmi ne perditesim....

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 23/08/2024 14:53

    Asgje nuk e justifikon veprimin r ketij polici mesjetar nga memaliaj. Ky ka qene komandant kur ai kafsha po nga memaliaj i shqiponjave vrau Klodian Rashen. Me pas aty u hodh nje arme per te fajesuar viktimen. Jepini maksimumin 20 vite dhe te shohim policet e tjere rrugac si ky te qellojne qytetaret e paarmatosur.

    Përgjigju
  • Vino: 23/08/2024 13:34

    Kjo eshte policia home moderne, me keta tipa mesjetare qe levizin me pistoleta ne brez dhe dhunojne gra e femij! Ky eshte mentalitéti I ketij fshatari qe shkaterroi familje e plagosi nje te pafajshem. Ne burg te rrije injoranti!! Shkolle qe beri, vite investim, iken per vaj, vetem nga fodulleku dhe mungesa e edukates. Au duhet ta dijë me gjithe shkollen qe ka se ekziston divorci dhe ka gjykata nese i eshte bere ndonje e padrejte. Por qe gruaja te shkoje e t’i hapi kembet nje tjetri, Nuk eshte krim! Vetem divorc!!!

    Përgjigju
  • Tiku: 23/08/2024 13:23

    Qeros qeros, po kësaj ja mballos, patronazhistat pp i hipin njëri tjtrit, paraja e vjedhur dhe e fituar pa djersë këtë ka o shoku Nuro

    Përgjigju
  • poli: 23/08/2024 13:08

    KA TE DREJTE BURRI,,,,DO KERKOJE LLOGARI,,,E KENI BERE SHQIPERINE SI NUE BORDELLO TE MADHE,,,DHE TUTOR KENI EDI RAMEN....

    Përgjigju
  • Nuri: 23/08/2024 13:01

    Shreku EREs mo ej, shko ma mir me naj kamarier astiri se sa me qerosin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takon ambasadorët e Japonisë e Holandës: Angazhim operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë! Forcojmë marrëdhëniet

Ministri Hoxha takon ambasadorët e Japonisë e Holandës: Angazhim operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë! Forcojmë marrëdhëniet