Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-kreu i menaxhmit të fondeve të BE-së, Ilir Beqaj kërkon zëvendësim e masës së sigurimit, arrest me burg në Gjykatën e Posaçme.

Ai akuzohet për 5 vepra penale në dosjen e SASPAC, mes të cilave korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tenderë, falsifikim dokumentesh, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie në rastin e 50% të kuotave të restorantit “Gzona”, i quajtur ndryshe si “Albanian Food and Hospitality Lab, një apartamenti në Vlorë dhe një makine.

Beqaj ka kërkuar pushim të çështjes, kthim për plotësim ose nëse gjykohet, procesi të zhvillohet me procedurë të shkurtuar. Beqaj është i pandehur edhe në dosjen e sterilizimit.

Për këtë dosje të abuzimeve me fondet në SASPAC, Beqajt ndodhet në burg që prej korrikut 2024 ndërsa ndaj tij vijon paralelisht edhe procesi tjetër për koncesionin e sterilizimit. Në kuadër të kësaj dosjeje, SPAK ka vendosur në sekuestro preventive apartamentin e dyshuar të fshehur nga Beqaj, 3 llogari bankare të të pandehurve me vlerë rreth 200 mijë euro gjithsej, 19.4% e aksioneve të “Gzona” dhe 3 makina.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë