Dosja Shullazi, ja lista me personat
që do të thërriten nga Prokuroria 

Dosja Shullazi, ja lista me personat<br />që do të thërriten nga Prokuroria 
Mbi 80 persona do të pyeten nga prokuroria e krimeve të rënda në lidhje me hetimet për të ashtuquajturën “Dosja Shullazi” ku Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal, kërcënime, gjobvënie dhe armëmbajtje pa leje.
 
Kjo listë e gjate personash të cilët do të pyeten në statusin e atyre që kanë dijeni për ngjarjet apo dhe të kërcënuarit direk përfshin një sërë funksionarësh publik, titullar institucionesh e biznesmen të ndryshëm konfirmojnë burime për Report Tv.
 
Dy prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuci prej 24 orësh janë duke punuar me verifikimin e personave të cilën kanë deponuar dhe përmendur emrin e Emiliano Shullazit si dhe filtrimin e përgjimeve të realizuara nga Shërbimi informative shtetëror e prokuroria.
 
Ndër emrat e bërë publik të cilët kryesojnë listën e atyre që do të pyeten janë Mynyr Koni, Dhori Kule, Klodeta Dibra, Jani Zaka, Mitri Prifti dhe biznesmenët për të cilët prokuroria ka dyshime se janë kërcënuar me gjobvënie.
 
Ndërkohë grupi i oficerëve të policisë gjyqësore pranë krimeve të rënda që po punojnë për mbledhjen e provave në terren me një urdhër sekuestro kanë marrë pamjet filmike të ambienteve publike e private në një sërë aksesh që dyshohet se ka lëvizur Shullazi ditët që pretendohet kërcënimi i Konit e Kules.
 
Kur kanë kaluar 4 ditë nga ndalimi i tre personave të dyshuar për krimet e pretenduara nga prokuroria ende zyrtarisht institucioni i akuzës nuk ka bërë publik një material në lidhje me hetimet, por jo zyrtarisht ata shprehen se në verifikim janë dhe shumë persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtor të grupit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane