Dosja Shullazi/ Pritej dhënia e dënimit, shtyhet sërish seanca tek Krimet e Rënda

Dosja Shullazi/ Pritej dhënia e dënimit, shtyhet sërish seanca tek Krimet e Rënda

Grupi i Emiljano Shullazit gjatë një seance tek Krimet e Rënda

TIRANË- Është shtyrë sërish për në datën 13 nëntor seanca gjyqësore e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Në seancën e sotme ishte vetëm avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, ai që paraqiti mbrojtjen për rreth katër orë duke u shprehur se klienti i tij ishte i pafajshëm dhe se procesi ndaj tij ishte i montuar. Katër avokatët e tjerë kërkuan më shumë kohë për të paraqitur mbrojten e tyre.

Kërkojmë më shumë kohë se është dosje voluminoze.

Katër avokatët 

Në seancën e sotme pritej që Gjykata të jepte dënimin për këtë grup. Herën e kaluar, prokuroria dha pretencën për grupin, ku kërkoi në total një dënim me 64 vite burg për 5 të pandehurit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Pretenca është përgatitur nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Blerim Shullazin, 11 vite burg për Endrit Qyqja dhe 11 vite burg për Endrit Zelën.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Ora 11:50/ Vazhdon seanca për Shullazin, avokati akuza prokurorisë: Procesi i padrejtë, Ylvi Beqja mashtrues klasik

Report Tv raporton se avokati i Shullazit, Vladimir Meçe vazhdon të bëjë mbrojtjen e klientit të tij. Meçe akuzon prokurorinë se nuk ka zhvilluar një hetim të drejtë, dhe se ka bërë presion tek Ylvi Beqja për të ndryshuar dëshminë e dhënë në media, ku thoshte se me Shullazin kishte marrëdhënie të mira. Në argumentat e mbrojtjes, avokati Meçe shprehet se procesi ndaj Shullazit është i pabazuar në prova dhe se hetimin prokuroria e ka nisur pas një deklarate të bërë publike nga ish kryeministri Sali Berisha se Shullazi kishte kërcënuar Mynyr Konin e Dhori Kulen. Sipas avokatit, deklaratat e bëra publike nga njerëz të politikës kanë ndikuar edhe tek opinioni publik për të besuar akuzat e ngritura ndaj Shullazit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sigurimsi: 30/10/2018 16:57

    Lad Meçe te dha dor Ramiz Alia por padke qen i pa skrupullt. Çi mbron keto kriminela qe vran nje qytetar nga fudh kruja. Perher ke qen njeri i pa shpirt . Sa denocimeve i ke dhen jet e pastaj ju ke mar dhe jeten me sajesat e tuja skrupoloze. Haramsez. Zoti aty ku te dhemb me teper.

    Përgjigju
  • Lili: 30/10/2018 15:52

    Bravo Vladimir Meçi, shpifje dhe fyerje publike. Denoncim penal dhe 100.000 mij euro dëmshpërblin. Mjaft cicërove bashkëpuntor dhe punonjës i sigurimit të shtetit.

    Përgjigju
  • Lili: 30/10/2018 15:52

    Bravo Vladimir Meçi, shpifje dhe fyerje publike. Denoncim penal dhe 100.000 mij euro dëmshpërblin. Mjaft cicërove bashkëpuntor dhe punonjës i sigurimit të shtetit.

    Përgjigju
  • Saikeq tahiri: 30/10/2018 14:16

    Shullazi eshte vrases,trafikant e gjobevenes por te pakten ka edhe burreri.te rrije ai brenda dhe legenat qyravece si tahiri e dako te livadhisin jashte eshte padrejtesi e madhe.

    Përgjigju
  • Populli: 30/10/2018 12:45

    Bravo gjykata!-kriminelet bejne spektakel me sistemin gjyqesor!!??-cjane keta plehra avokate dhe gjykates qe tallin b...me ligjet e shtetit????dhe sa vjet do vazhdoi kjo leje e qelbur me plehrasemurje,rapoerte,avokate-thirrini mendjes o te shitur!!!

    Përgjigju
    • Stranger: 30/10/2018 13:28

      Welcome in Albanistan...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë