Dosja Shullazi, Tahiri dhe Nikolla
do dëshmojnë më 22 Qersho

Dosja Shullazi, Tahiri dhe Nikolla<br />do dëshmojnë më 22 Qersho
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për pyetjen e dëshmitarëve të kërkuar nga Prokuroria në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë për gjobvënie, shantazh, dhe grup të strukturuar kriminal.

Sipas kërkesës së akuzës në këtë proces duhet të dëshmojnë ish-ministri Saimir Tahiri, ish-ministrja Lindita Nikolla, dhe drejtues e ish-drejtues policie mes tyre dhe kryepolici Haki Çako dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. 

Lista e dëshmitarëve përfshin 38 persona të cilët sipas Prokurorisë kanë dijeni për kërcënimin ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe parardhësit të tij, Dhori Kule, për të cilin u arrestua dhe hetua më pas Shullazi së bashku me 5 shokët e tij.

Ndërkohë Krimet e Rënda kanë pranuar të administrojnë si provë materiale dhe dëshminë e biznesmenit të kërcënuar Ylvi Beqaj. 

Seanca e radhës ku pritet të nisin dëshmitë u la më 22 qershor 2017. 

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi u arrestuan 1 vit më parë me dyshimin se kërcënuan me jetë Mynyr Konin e Dhori Kulen për t'u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës.
 
Ndërsa pas ndalimit të tyre Prokuroria zgjeroi hetimet për një sërë veprash penale përfshi dhe kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqaj i cili po ashtu do të jetë dëshmitar në gjyq.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur