'Toyota Yaris'/ Dumani paralajmëron Berishën: Do mbash përgjegjësi penale për publikimin e saj! Të gjithë të barabartë para ligjit

'Toyota Yaris'/ Dumani paralajmëron Berishën: Do mbash përgjegjësi penale për publikimin e saj! Të gjithë të barabartë para ligjit

Altin Dumani dhe Sali Berisha

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur me gazetarët ditën e sotme, ku ndër të tjera u pyet edhe për dosjen Toyota Yaris. Konkretisht pyetja ishte nëse do ketë përgjegjësi penale për ata që kanë nxjerrë të dhëna lidhur me këtë dosje. Dumani thotë se të gjitha janë të barabartë.

Pyetje: Do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi?

'Patjetër, të gjithë janë të barabartë', tha Dumani. 

Çfarë deklaroi Berisha pasi doli nga SPAK

Sali Berisha i cili sot ishte në SPAK për respektimin e masës së sigurisë detyrim me paraqitje, lexoi përpara militantëve disa pjesë përgjimesh që sipas tij i përkasin dosjes Toyota Yaris dhe implikojnë ministrin Taulant Balla.

Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën.

Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.

Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.

Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?

Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?

Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.

Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.

Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.

Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.

Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.

Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.

Radovan Çela: Do flas prapë.

SPAK ka hapur një hetim në lidhje me implikimet e zyrtarëve në këtë dosje. Më 30 dhjetor 2024 SPAK dorëzoi dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi si persona që kanë ndërhyrë në këtë dosje ndërsa është veçuar hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që  bashkëpunuan me ta.

Çfarë ka ndodhur? 

3.4 mln eurot u kapën më 24 qershor 2018 në portin e Durrësit të fshehura në automjetin tip “Toyota Yaris”.  Paratë ishin të ndara në 3.336.700 euro dhe 80 mijë franga zvicerane dhe ishin fshehur në tapiceritë e dyerve anësore të dy makinave të importuara nga Belgjika.

SPAK e dorëzoi më 30 dhjetor 2024 dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladit të akuzuar se kanë ndërhyrë për pushimin e një hetimi që ishte nënndarje e Toyota Yaris

Astrit Vladi ishte kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 milionë eurot e fshehura në mjetin Toyota Yaris vetëm për akuzën e mos deklarimit të parave.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Biden dhe Trump udhëtojnë bashkë në të njëjtën limuzinë drejt Kapitolit, për ceremoninë e inaugurimit

Biden dhe Trump udhëtojnë bashkë në të njëjtën limuzinë drejt Kapitolit, për ceremoninë e inaugurimit