Një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur mëngjesin e sotëm (20 janar) me trafik ndarësen në autostradën Tiranë-Durrës pasi shoferi ka humbur kontrollin.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Siç raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Aldo Mustafa, përplasja ka qenë e fortë aq sa automjeti është kthyer në krah të kundërt dhe trafikndarësja është dëmtuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarje për menaxhimin e trafikut, i cili është rënduar deri në zonën e Maminasit.
Komento