Prokuroria e Krujës ka kërkuar një vit burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. Edhe pse ai i ka mohuar të gjitha akuzat, Rraja vijon të jetë i akuzuar për përndjekje ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.
Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.
Ngjarja bëri bujë në media dhe më pas Xhisiela Maloku ka mohuar të gjitha akuzat për ish-të dashurin e saj, duke thënë se nuk e kishte dhunuar dhe se kishin marrëdhënie të mira.
Komento