Dosjes i del 'pluhuri', kthehet në qeli përfituesi i amnistisë! Gjykata e Lartë kthen në burg Febjus Dautin 5 vite pas lirisë! Juristi: Vendimi të tilla ligjore, por jo morale

Një dosje e nxjerrë nga pluhuri i stokut në Gjykatën e Lartë, riktheu në burg një qytetar, 5 vite pasi ai kishte lënë qelinë dhe kishte fituar lirinë përmes amnistisë në vitin 2017.

Febjus Dauti, i arrestuar në 2015-ën si pjesë e një grupi që trafikonin lëndë eksplozive u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 4 vite e 4 muaj burg, mbrojtja e ankimoi dhe në Apel përfitoi ulje në 3 vite. 2017-a ishte viti i lirisë për të, kur përfitoi nga amnistia. Por 5 vite më pas, në Gjykatën e Lartë i erdhi radha për shqyrtim rekursit të Prokurorisë, ku trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Juristi Arbër Hoxha, shpjegon për Report Tv, se Gjykata Supreme është autoriteti më i lartë gjyqësor në vend, edhe kur në mes është futur amnistia.

‘Në raste të caktuara kjo vendimmarrje e gjykatës nuk përmbush kriteret e amnistisë dhe personi duhet të kthehet në burg. Në rastin konkret ka qenë nën dy vite burgim, duke qenë se ia ka rritur një ose dy vite më tepër, nuk përmbush kushtet dhe sigurisht që vendimi i gjykatës duhet të ekzekutohet dhe ai duhet ta kryej vendimin.’- shpreh juristi Arbër Hoxha.

Por, nëse është ligjor kthimi në qeli në kushte të tilla, a është edhe moral?

‘Konsiderohet që e ke kryer një pjesë të dënimit dhe pas një kohe të caktuar, ligjore është, por jo morale, që të thërritet dikush për të ekzekutuar një vendim i cili mund të jetë edhe parashkruar edhe harruar fare në kujtesën e atij qytetari sepse nuk ka më kuptim ekzekutimi i vendimit.’- tha juristi Hoxha.

Fatin e Febjus Dautit që sot është rikthyer në qeli, edhe pse nga burgu doli duke mos e shkelur ligjin, mund ta kenë edhe të tjerë. Që nga viti 2016 kur vetting-u në drejtësi nisi, shumë gjykata mbetën pa gjyqtarë, për shkak të shkarkimeve. Rrjedhimisht kjo do të thotë, zvarritje e proceseve gjyqësore dhe një vetting që bie në kurrizin e qytetarëve.

'Një nga kriteret është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm. Për shkak të vakancave të krijuara nga procesi i vetting-ut, ky afat i arsyeshëm është shkelur me të dyja këmbët pasi nuk është normale dhe cenon parimin e sigurisë juridike.’- u shpreh Arbër Hoxha.

Rëndesën e vetting-ut që hoqi nga sistemi të korruptuar apo jo profesionalë, dhe të Shkollës së Magjistraturës, që nuk po gjen zgjidhje për të plotësuar këto vakanca nga aty ku nis rruga e dijes, po e vuan më shumë Gjykata e Lartë, e cila për disa vite u bllokua. Report Tv u interesua pranë kësaj gjykate, dhe aktualisht janë mbi 19 mijë dosje që presin për t’u gjykuar.

 

Febjus Dauti

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma