Vakancat në gjykata trefishuan kohën e dhënies së vendimeve për paditë e qytetarëve gjatë vitit 2022 duke e çuar kohëzgjatjen mesatare të proceseve nga 377 në 1118 ditë, veçanërisht në Apel.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, e cilësoi situatën alarmante.
“Çështja e backlog-ut është një çështje që e gjen në çdo gjykatë të botës, por ne kemi shkuar në gjendje kritike dhe në fakt këtu është alarm" u shpreh Naureda Llagami, kryetare e KLGJ.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani tha se procedimi dhe ndëshkimi i gjyqtarëve është një zgjidhje, por shtoi se rastet duhen diferencuar pasi vendimarrja cilësore kërkon kohën e saj.
“Që këto shkelje të konsiderohen të tilla do duhet të kenë mungesë kujdesi, operativiteti, mungesë aftësie profesionale apo negizhencë, që e tejkalojnë kufirin e së arsyeshmes dhe që një sjellje e tillë nuk justifikohet nga magjistrati. Vonesa në arsyetim dhe dorëzim e vendimeve përvbën shkelje disiplinore kur përbën rast përsëritës, të rëndë dhe të pajustifikuar” thotë Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Kryetarja e KLGJ-së tha se vettingu largoi nga sistemi 60%, të gjyqëtarëve teksa kërkoi përshpejtim të vendimeve të formës së prerë në KPA për ti hapur rrugë plotësimit të vakancave në gjykatën e apelit.
“Në këto 60% që kemi humbje kemi vende vakante të cilat prezumohet që ne ti plotësojmë por e kemi të pamundur. Të gjithë gjyqtarët që duan të promovohen ne duam që të jenë me vendim të formës së prerë të institucioneve të vettingut” u shpreh Naureda Llagami, kryetare e KLGJ
Një tjetër masë që ka zbutur sadopak stokun e madh të çështjeve që presin vendim, sipas kryetares së KLGJ-së është edhe harta gjyqësore që po zbatohet vitin e fundit.
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha propozon të zhbëjë sistemin e ri të drejtësisë: SHBA e BE të heqin dorë! Të angazhojmë Komisionin e Venecias për rishqyrtim tërësor
28 Tetor, 13:04
-
Spahiu: Rama i çoi mesazh Washingtonit, me Berishën kryeministër, dështuat me arrestime dhe reforma
26 Tetor, 20:28
-
Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi, keni të gjithë mbështetjen e BE-së
30 Shtator, 11:00
-
Ambasadori Gonzato: Pa institucione të pavarura të drejtësisë nuk ka drejtësi të pavarur
26 Shtator, 08:58
-
“Mbi 1 mijë funksionarë të pandehur”, studimi për punën e SPAK dhe GJKKO: Rriten hetimet dhe dënimet për zyrtarët e lartë
25 Shtator, 12:45
-
Zyrtari i DASH flet për nismën e PS: Çdo reformë shtesë në drejtësi të mos prekë pavarësinë e gjyqësorit e prokurorëve! SPAK po bën punë të shkëlqyer
21 Qershor, 18:20
-
Mero Baze: Ruajeni Reformën vetëm nëse bëhen bashkë viktimat e saj
1 Qershor, 20:17
-
'Ligjet' ngrihet nënkomisioni për vakancat në KLP e KLGJ, Alibeaj: Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK
21 Maj, 10:34
-
114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjore, më shumë ndihmës ligjorë! Qeveria: Gati të japim paratë
20 Maj, 13:16
-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
2 Maj, 14:56
-
Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur
2 Maj, 11:30
-
Sulmet e Metës, deputetja e PS: Shqetësuese! Protesta para bashkisë? Hipokrizi, një grup njerëzish po përdoren për interesa politike
19 Prill, 17:49