Dr. Pjerin Preka në “Rreze Dielli”: Shega “fruti i mrekullive”, dy kokrra në ditë luftojnë qelizat kancerogjene dhe viruset në organizëm

Doktori I Shkencave Bujqësore Pjerin Preka I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” për librin e tij  “ Mrekullitë e shegës” por edhe si krijuesi I nënshartesës së parë të shegës “pjered one” në Itali, tregoi më tepër për këtë frut me vlera të shumta shëndetësore.

Sipas profesor Pjerinit, shega ka veti tepër të mira për të parandaluar qelizat tumorale dhe kancerogjene në organizëm. Sipas tij, dy kokrra shegë në ditë janë një ndihmues shumë I mirë për këto sëmundje.

Është një nga bimët që po përdoret më shumë sot nga shkenca për influencën pozitive që ka mbi shëndetin e njeriut. Janë tre mekanizma mbi të cilat vepron shega e para mbi tumorët, që është I ‘specializuar’ me tumorin e prostatës  me kancerin e gjirit edhe në përgjithësi me kancerin. Sepse kanceri ka tre karakteristika kryesore, në fillim ka shumëfishim qelizave pafund, një masë tumorale që rritet e rritet.Rritet sepse nuk specializohen qelizat nuk bëhen organ, që është karakteristika e dytë e kancerit. Pra, që nuk marrin formë ose funksion tjetër. Vetia kryesore e shegës është që ndërpret mekanizmin e qelizave kancergjene në organizëm. Unë kam dëgjuar edhe rekomandimet e mjekëve jashtë që e përdori në formë kure, pra ka arritur deri në atë pikë. 2 kokrra frut në ditë janë kryevepër, do ishte shumë mirë.

I pyetur për mënyrën më të mirë të konsumimit të shegës, si kokërr apo duke i marr vetëm lëngun, ai u shpreh se variant i dytë është më i shëndetshëm.

Lëngu është gjithçka, mendohet që ka efekt pozitiv edhe fara por lëngu është më i miri.

Ndërsa  rekomandoi përdorimin e lëkurës së shegës, pasi lufton virozat e stinës dhe shumë sëmundje të tjera.

Rezultatet e para të kërkimeve shkencore tregojnë se lëkura përmban një elementë shumë të rëndësishëm kundër viruseve sepse nuk e lufton si ne virusin, ajo nuk e lejon virusin të futet fare në organizëm.

Por si ta kuptoni nëse shega është e mirë sipas profesorit Pjerin Preka:

Jo shegë të ëmbël sepse mund të ndodhë të jetë e ëmbël sic është shega spanjolle por ska shije, duhet që sheqeri dhe aciditeti të lëvizin bashkë dhe sa më lartë të jenë të dy aq më shije ka shega. Varieti më i njohur dhe më i mirë që ka tregu është I thartë por është I shijshëm. Shega ka shumë pak varietete. Në shqipëri skemi varietete janë të gjitha lokale, pra ekziston vetëm njëlloj.

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille