Doktori I Shkencave Bujqësore Pjerin Preka I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” për librin e tij “ Mrekullitë e shegës” por edhe si krijuesi I nënshartesës së parë të shegës “pjered one” në Itali, tregoi më tepër për këtë frut me vlera të shumta shëndetësore.
Sipas profesor Pjerinit, shega ka veti tepër të mira për të parandaluar qelizat tumorale dhe kancerogjene në organizëm. Sipas tij, dy kokrra shegë në ditë janë një ndihmues shumë I mirë për këto sëmundje.