TIRANË- Drafti i Enkelejd Alibeajt për mënyrën se sipas tij duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës nuk ka gjetur dakordësinë e plotë të Partisë Socialiste. Edhe pse e ka konsideruar pozitiv faktin se ka një propozim, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar i takon edhe maxhorancës që të propozojë emrin për President. Sipas tij ky propozim është i vlefshëm në rastin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, dhe jo në rastin e Presidentit. 

 “Propozimi i tyre është një propozim maksimalist, një propozim që i heq shumicës të drejtën të propozojë. Megjithatë e përshëndes që ka një propozim. Ka një gatishmëri të grupit parlamentar të PD për tu ulur. Jemi të gatshëm që të ulkemi që nesër për të diskutuar propozimet tona dhe propozimet e tyre. Kjo do të ishte zgjidhja e tyre. Me të përfunduar konferenca e kryetarëve nesër, të ulemi dhe të diskutojmë. Më duket pa vend që të vish në një tryeze dhe t’i thuash tjetrit ti nuk ke të drejtë të propozosh. Ne kemi qenë shumë të hapur dhe jemi shprehur që pjesë  e propozimeve të jetë çdo qytetar shqiptar. Nesër në orën 12:30 është njoftuar për konferencën e kryetarëve, nesër fillon zyrtarisht procesi deri në raundin e pestë. Dua të kemi një president të gjithë shqiptarëve jo president të PS. Nëse do e donim këtë, i kemi numrat dhe do ta zgjidhnim. Propozimi që vjen nga PD është shumë i vlefshëm në rastin e zgjedhjes së avokatit të popullit, në rastin e zgjedhjes së avokatit e ka të drejtën të zgjedhë vetëm opozita”, tha Balla.”, tha Balla.

Një president nga opozita! Ky është thelbi i draftit të deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me qëndrimin e grupit parlamentar të PD në negociatat për emrin e ri të kreut të shtetit. Sipas draftit të siguruar nga Report Tv, PD në formulën e zgjedhjes së presidentit kërkon që opozita të propozojë 4 emra kandidatësh e mes tyre të arrihet në një dakordësi mes mesazhorancës dhe opozitës për emrin që do t’i dërgohet Parlamentit për votim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
'Opozita e vërtetë me vilë 760 mijë euro? Me kë politikan e ka Gazment Bardhi: E shite apo s’ta blen askush? Ju mban peng Rama

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave kundërshtuese të përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit për draftin e Alibeajt për Presidentin.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama”, shkruan Bardhi.

Është shumë e paqartë se për nga ish-kolegët e tij në PD e ka Gazment Bardhi këtë akuzë. I takon ta sqarojë ai vetë.