Drafti i ri, studentët në protestë
për reformën në sistemin arsimo
Studentet e universiteteve publike kanë protestuar dje kundër draftit të reformës për Arsimin e Lartë. Një grup i madh studentësh, janë mbledhur në një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar që të pezullohet ky draft.
TIRANE- Studentet e universiteteve publike kanë protestuar dje kundër draftit të reformës për Arsimin e Lartë. Një grup i madh studentësh, janë mbledhur në një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar që të pezullohet ky draft. Me pankarta në duar dhe me thirrje kundër reformës së nisur që sipas tyre cënon autonominë e universiteteve, por edhe të drejtën e votës së studentëve, të rinjtë duke marshuar janë drejtuar drejt godinës së kryeministrisë. Ata i kërkuar kryeministrit Edi Rama të marrë parasysh vetëm propozimet e studentëve dhe pedagogëve, pasi sipas tyre komisioni reformës nuk përfaqëson universitetet publike.
Protesta Ministria e Arsimit prej më shumë se një muaji ka publikuar një raport se si duhet të ndryshojë ligji i arsimit të lartë në vend, por duket se ky draft paraprak ka sjellë pakënaqësitë e para, si tek stafet akademike, ashtu edhe tek studentët. Këta të fundit, janë edhe më agresivë ndaj ndryshimeve ndaj edhe kanë organizuar protestën e parë që këto ndryshime në ligj të mos miratohen. Me pankarta në duar si: “Universiteti i Universitarëve dhe jo tregtarëve”, të rinjtë i kërkojnë kryeministrit të mos firmosë për ndryshimin e ligjit.
Ndonëse prej një muajsh, kanë nisur konsultimet nëpër universitete të këtij drafti, sipas studentëve ai duhet të shfuqizohet, pasi nuk përmbush interesat e universiteteve publike, por favorizon ato private. “Studentët dhe pedagogët nuk janë pyetur për realizimin e këtij drafti”- kështu shprehen studentët që marrin pjesë në protestë. Drafti përshkohet nga një mendësi e cunguar, citojnë studentët. “E drejta e vendimmarrjes nuk i përket as kryeministrit dhe qeverisë, por vetëm drejtuesve të universitetit, pedagogëve dhe vetë studentëve.
Ky draft prek dhe taksat e shkollës, në të cilin përcaktohet se ato do të jenë më të larta, duke rënduar në buxhetin e çdonjërit nga ne. Drafti favorizon ndarjen e fondeve të universiteteve publike, mes atyre private”, theksojnë studentët protestues. Në kërkesat e tyre kryesore, protestuesit kanë kërkuar që reforma e ndërmarrë, të ndërpritet plotësisht dhe të merren në konsideratë rolet e pedagogëve dhe studentëve në sistemin arsimor.
Reforma Ministria e Arsimit në fillim të këtij viti ngriti një komision të posaçëm i cili do të merrej me ndryshimet e ligjit të Arsimit të lartë. Ky komision në fund të muajit prill nxori edhe draftin e parë të ndryshimeve, i cili u prezantua në shumicën e universiteteve publike në vend. Por ky prezantim, ka sjellë edhe debatin më të madh pasi të gjithë drejtuesit dhe pedagogët kanë kundërshtuar disa pika ta draftit.
Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se ky ligj nuk do të kalojë para verës në kuvend, por do t’i lihet më tepër kohë të diskutohet. Tashmë, pas diskutimeve të para, Komisioni i Arsimit të Lartë do të dalë me një tjetër draft ku do të reflektohen ndryshimet e kërkuara deri më tani nga stafi akademik. Por mesa duket as koha që ekzekutivi la në dispozicion, nuk i ka shmangur protestat e studentëve dhe kritikat e pedagogëve ndaj draftit të ri të arsimit të lartë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18