TIRANE- Mësuesit që diplomohen, vetëm disa muaj më vonë rezultojnë mbetës në provimin e shtetit. Janë rreth 50% e mësuesve e të rinj që nuk marrin dot pikët e mjaftueshme, për të qënë kalues në provim, në mënyrë që të kenë mundësi për tu punësuar.

Kjo është një ndër arsyet krysore që është hartuar drafti për arsimin parauniversitar, i cili ndryshon mënyrën se si do të futen në punë mësuesit. Në raportin për strategjinë e zhvillimit të arsimit parauniversitar shifrat tregojnë se mbetësit në lëndët si Matematikë-Informatikë, kapin shifrat 50-70%. Katër kandidatë që kanë dhënë provimin në Kimi kanë rezultuar të gjithë mbetës.